Kim Jong Un: Koreja e Veriut do të jetë gjithmonë me Rusinë, miqësi e përjetshme

24 Tetor 2025 | 09:31

Pheniani do të jetë gjithmonë me Moskën, tha udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un, në ceremoni e hapjejs të muzeut në nder të ushtarëve koreanë që morën pjesë në çlirimin e Rajonit Kursk, të enjten.

Ai e quajti miqësinë midis dy vendeve “një pasuri të përbashkët të vlefshme” dhe shprehu besim se forcat që përpiqen për hegjemoni dhe despotizëm nuk do të jenë në gjendje të “ndalin zhvillimin e marrëdhënieve midis KPRK-së dhe Rusisë, të cilat janë bashkuar edhe më fort në beteja të përgjakshme.

“Në vorbullat e ashpra të historisë, miqësia koreano-ruse ka fituar vitalitetin e saj të përjetshëm, forca e saj është vënë në provë. Aktualisht, ajo ka arritur kulmin”, tha Kim Jong Un.

“Pheniani do të jetë gjithmonë me Moskën. Miqësia dhe solidariteti ynë do të jenë të përjetshme. Rroftë ushtria jonë heroike! Rroftë miqësia e pathyeshme koreano-ruse”, u shpreh Kim Jong Un.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 920

Numri i të vdekurve nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Venezuelën është rritur në 920, ndërsa numri i të plagosurve ka arritur në 3,360,...
21:13 | 26/06/2026

Agjencia detare e OKB: Evakuohen 115 anije nga Ngushtica e Hormuzit

Agjencia detare e OKB-së bëri të ditur se që nga e marta janë evakuuar rreth 115 anije dhe 2,500 detarë nga Ngushtica e Hormuzit, ndërsa...
20:50 | 26/06/2026

Trump kërcënon me tarifa 100% ndaj vendeve që taksojnë kompanitë amerikane

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka paralajmëruar se do të vendosë tarifa prej 100% për importet nga çdo vend që miraton një taksë...
20:47 | 26/06/2026