Kim Jong Un u bë 40 vjeç? Pse lideri i Koresë së Veriut mban sekret ditëlindjen
Kim Jong Un i Koresë së Veriut mund të ketë prekur të 40-at, kjo është ajo që njerëzit dyshojnë. Ai nuk e ka zbuluar kurrë ditëlindjen e tij, duke i lënë vëzhguesit e Koresë së Veriut të hutuar se kur ndodh ajo në të vërtetë.
Nëse kanë të drejtë, ai arriti të 40-at të hënën, në të njëjtën ditë që u publikuan fotot zyrtare të tij dhe vajzës së tij duke vizituar një fermë pulash.
Mbajtja sekeret e ditës së lindjes është në kontrast të plotë me ato të paraardhësve të tij. Në fakt, ditëlindjet e babait të tij Kim Jong Il dhe gjyshit Kim Il Sung ndiqeshin me festime të mëdha kombëtare gjatë kohës së tyre në pushtet. Ato janë ende të shënuara me festa edhe sot e kësaj dite.
Nuk dihet saktësisht pse data, e sugjeruar të jetë 8 janari, mbetet sekret.
Kjo është lënë të kuptohet më herët, me zyrtarët e Koresë së Veriut që falënderuan Presidentin e atëhershëm të SHBA Donald Trump për urimet e tij për ditëlindjen në janar 2020, megjithëse ata nuk specifikuan se cilën ditë.
Dëshmi të tjera të datës ishin shfaqur gjashtë vjet më parë, kur basketbollisti amerikan Dennis Rodman i këndoi ditëlindjen Kim Jong Un para një turme mijëra njerëzish.
Por, pse është ende një sekret? Disa analistë thonë se Kim mund të mendojë se ai konsiderohet ende shumë i ri dhe ka arritur shumë pak për të mbajtur festime të bollshme ditëlindjesh për t’iu përshtatur atyre të paraardhësve të tij.
Yee Ji-sun, një ekspert për shoqërinë dhe kulturën e Koresë së Veriut në Institutin Korean për Unifikimin Kombëtar, një institut i financuar nga shteti, beson se arsyeja kryesore për heshtjen mund të jetë historia pas lindjes së tij dhe nënës së tij të ndjerë, e cila lindi në Japoni.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë