English

Kim Jong Un: Testimi i raketës interkontinentale është sinjal i qartë për SHBA

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Testimi i një rakete balistike interkontinentale nga Koreja e Veriut, duhet të shërbejë si paralajmërim për Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre, ka thënë lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, sipas mediave shtetërore koreano-veriore të martën.

- Advertisement -

Lëshimi i raketës Hëasong-18, të hënën, ka dërguar “mesazh të qartë për forcat armiqësore”, ka thënë Kim, i cili e ka mbikëqyrur lëshimin e raketës, që në teori ka kapacitet për të goditur çdo hapësirë në Shtetet e Bashkuara.

Raketa e lëshuar të hënën funksionon me lëndë djegëse të ngurta, dhe varësisht prej dizajnit, mund të pajisjet edhe me kokë bërthamore.

Të hënën, raketa është thënë se ka fluturuar 1.000 kilometra, para se të binte në det.

“Testimi i suksesshëm është demonstrim praktik i gjendjes aktuale dhe besueshmërisë në aftësitë e frikshme goditëse, dhe shërben si parandalues i luftës bërthamore të forcave të armatosura”, ka thënë Kim, sipas agjencisë shtetërore.

Raketa tregon se “çfarë mundësie ka shteti ynë, kur Uashingtoni të marrë ndonjë vendim të gabuar kundër tij”, ka thënë ai.

Raketa e llojit Hëasong-18 është testuar fillimisht në prill.

Shtetet e Bashkuara, Koreja e Jugut dhe Japonia, e kanë dënuar testimin e së hënës, duke e quajtur provokim dhe shkelje të rezolutave të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, të cilat ua ndalojnë koreano-veriorëve aktivitetin bërthamor dhe raketor.

Regjimi koreano-verior ka testuar raketa disa herë këtë vit.

Koreja Veriore i ka arsyetuar shpesh testimet si përgjigje ndaj stërvitjeve të përbashkëta ushtarake të Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Jugut.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?