Koreja e Veriut kryen testim të ri raketor
Koreja e Veriut më 18 dhjetor ka kryer testimin e parë në pesë muaj të një rakete balistike ndërkontinentale me rreze të gjatë veprimi, përderisa Pheniani është zotuar se do të përgjigjet fuqishëm kundër Shteteve të Bashkuara.
Ky testim po ashtu vjen në kohën kur Koreja e Jugut po forcon planet për mbrojtje bërthamore.
Qeveria jug-koreane e përshkroi raketën e testuar si armë me lëndë djegëse të ngurta, që me gjasë është referencë për raketën balistike ndërkontinentale, Hwasong-18. Kjo raketë ka shtytës me lëndë djegëse të ngurta dhe kjo bën që lëshimi i saj të jetë më vështirë i detektueshëm, krahasuar me raketa që funksionojnë me lëndë djegëse të lëngshme.
Më herët, lideri koreano-verior, Kim Jong Un, e kishte cilësuar raketën Hwasong-18 si armën më të fuqishme në forcat e tij bërthamore.
Ushtria e Koresë së Jugut tha se raketa e Veriut fluturoi rreth 1.000 kilometra para se të binte në ujërat midis Gadishullit Korean dhe Japonisë. Ndërkaq, Ministria e Mbrojtjes së Japonisë tha se raketa u ngrit në një lartësi prej 6.000 kilometrash.
Detajet e fluturimit të kësaj rakete përkojnë me testimin e dytë të raketës Hwasong-18 të kryer nga Veriu në korrik. Testimi i parë, ndërkaq, ishte kryer në prill.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit
Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale
Trump: Irani po bën lëshime të mëdha
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve