Koreja e Veriut dyshohet se lëshoi raketë balistike, akuza SHBA për tensionet

17 Dhjetor 2023 | 16:41

Koreja e Veriut e ka lëshuar një lloj të paidentifikuar të raketës balistike, kanë thënë Garda Bregdetare e Japonisë dhe ushtria e Koresë së Jugut.

Pak pas lansimit, vetë Pheniani e ka dënuar atë që e ka konsideruar shpërfaqje të forcës ushtarake, në krye me Shtetet e Bashkuara, dhe ka aluduar se veprimet e saj të fundit janë “paralajmërim për një luftë bërthamore”.

Raketa është lëshuar drejt brigjeve lindore të Koresë së Veriut, sipas autoriteteve jugkoreane.

Rreth 20 minuta pas lansimit, Garda japoneze ka thënë se raketa ka rënë në det.

Ky lansim është bërë pas paralajmërimeve nga zyrtarë në Seul dhe Tokio që Koreja e Veriut – fuqi bërthamore – është duke u përgatitur për lëshim të një rakete – përfshirë një raketë balistike interkontinentiale, këtë muaj.

Të gjitha aktivitetet me raketa balistike të verikoreanëve janë të ndaluara, sipas rezolutave të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bahkuara.

Mirëpo Pheniani i konsideron ato si të drejtë sovrane e një shteti për t’u vetëmbrojtur.

Rreth gjysmë ore pas lansimit, media shtetërore verikoreane e ka transmetuar një deklaratë të Ministrisë së Mbrojtjes, e cila i ka kritikuar “gangsterët ushtarakë” në Shtetet e Bashkuara dhe Korenë e Jugut për rritje të tensioneve, përmes stërvitjeve, shpërfaqjes së forcës, dhe planifikimit të një lufte bërthamore.

Në deklaratë është cituar arritja e një nëndetëseje amerikane me kapacitet bërthamor, USS Missouri në portin jugkorean, Busan, të dielën.

“Forcat e armatosura të Koresë së Veriut do të neutralizojnë përpjekjet e SHBA-së dhe forcave të tyre vasale për të nisur luftë bërthamore, dhe kështu do të garantojnë paqe dhe siguri në Gadishullin Korean”, është thënë në deklaratë.

Në deklaratë është krikuar edhe mbajtja e një takimi në mes të ekipeve jugkorenae dhe amerikane, të premten, në Uashington, duke thënë se veprime të tilla shërbejnë si paralajmërim për Korenë e Veriut.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka synuar t’i sigurojë aleatët e Gjirit Persik se Uashingtoni do të mbetet “plotësisht i harmonizuar” me partnerët rajonalë,...
21:28 | 24/06/2026

Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale

Bitcoin ka rënë me rreth 5% të mërkurën, duke zbritur nën nivelin psikologjik prej 60,000 dollarësh, mes një presioni të shtuar të shitjeve në tregjet...
20:10 | 24/06/2026

Trump: Irani po bën lëshime të mëdha

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar të mërkurën se Irani po ofron lëshime të rëndësishme në kuadër të negociatave që po zhvillohen...
20:07 | 24/06/2026