Kina, 3,3 mld dollarë dëme nga katastrofat natyrore

13 Prill 2024 | 12:07

Vërshimet, thatësirat, një tërmet dhe moti i ftohtë në Kinë kanë shkaktuar humbje në këtë shtet në vlerë të rreth 3.3 miliardë dollarëve në çerekun e parë të vitit, ka thënë të shtunën qeveria kineze.

Ministria për Menaxhim të Emergjencave e ka cituar dëmin e shkaktuar nga klima e ftohtë, më pas nga një tërmet 7.1 shkallësh i Rihterit në rajonin veriperëndimor Ksinjiang, rrëshqitjet e dheut në provincën Junan dhe vërshimet në Lumin e Verdhë.

Si pasojë e këtyre ndryshime kanë vdekur 79 njerëz, 110.000 të tjerë kanë pasur nevojë urgjente për shpërngulje, ndërsa në total 10.4 milionë njerëz janë prekur në ndonjë formë, ka thënë ministria.

Në mesin e katastrofave tjera natyrore janë përfshirë edhe thatësira në disa rajone dhe zjarret pyjore në jugperëndim dhe jug të shtetit.

Humbjet shtetërore në vitin e kaluar nga katastrofa të ngjashme kanë kapur vlerën e 47.7 miliardë dollarëve.

Kjo ministri pati thënë në janar se planifikon nisjen e një fushatë trevjeçare për të përmirësuar përgjigjen e shtetit ndaj katastrofave natyrore dhe aksidenteve, përfshirë rritjen e sigurisë në disa sektorë siç janë minierat.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit

Më shumë se 65 mijë persona janë evakuuar në Spanjë dhe Francë, ndërsa zjarret e mëdha vijojnë të përhapen, duke shkatërruar mijëra hektarë pyje dhe...
20:49 | 24/07/2026

Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, reagoi ashpër përmes një postimi në platformën Truth Social, duke akuzuar Bashkimin Evropian se po shënjestron padrejtësisht kompanitë...
20:38 | 24/07/2026

Tragjedi në Portugali, vogëlushja humb jetën pasi u harrua për tetë orë në autobusin e shkollës

Një ngjarje tragjike ka tronditur Portugalinë, ku një vajzë 18-muajshe ka humbur jetën pasi dyshohet se ka qëndruar për rreth tetë orë brenda një autobusi...
20:17 | 24/07/2026