Kina bën për herë të parë publik bilancin e viktimave nga Covid-19
Kina ka raportuar rreth 60 mijë vdekje të lidhura me COVID-19 në pak më shumë se një muaj, duke bërë publik bilancin më të rëndë të vdekjeve që kur vendi ndaloi politikën e tij “Zero COVID”.
Kina është akuzuar gjerësisht për keqraportim të të dhënave të lidhura me koronavirusin, pavarësisht provave që tregonin se spitalet dhe krematoriumet ishin mbushur plot.
Konkretisht, sipas zyrtarëve vendas, Kina regjistroi 59 mijë e 938 vdekje mes datave 8 dhjetor dhe 12 janar.
Shumica e viktimave ishin mbi 80 vjeç, të cilët ishin në gjendje të rëndë.
Shifrat përfshijnë 5 mijë e 503 vdekje të shkaktuara nga probleme me frymëmarrjen për shkak të virusit dhe 54 mijë e 435 si pasojë e gjendjes bazë të kombinuar me virusin.
Sidoqoftë, bilanci real ka gjasa të jetë më i lartë për shkak se shifrat në fjalë i referohen vetëm vdekjeve të regjistruara në komplekset mjekësore.
Muajin e kaluar Pekini zyrtar ndryshoi mënyrën e kategorizimit të vdekjeve për shkak të Coronavirusit, duke llogaritur në totalin e saj ata që ndërruan jetë nga problemet e respiratore dhe në mënyrë direkte nga virusi.
Organizata Botërore e Shëndetësisë e kritikoi praktikën, duke e cilësuar atë si jogjithëpërfshirëse. Por Kina nga ana e saj insiston se shifrat janë korrekte, duke i bërë thirrje OBSH-së t’i përmbahet një qasjeje objektive.
LEXONI GJITHASHTU:
- Me violinë nga SHBA në Gjirokastër, Stefan Xhori koncert recital
- “Do ketë tensione”, analisti: Barrikadat do rikthehen ditën e Pavarësisë së Kosovës
- Zyrtari amerikan tregon benefitet që do i sjellin Shqipërisë satelitë në hapësirë
Waltz: Marrëveshja bërthamore varet nga anëtarësimi i Arabisë Saudite në Marrëveshjet e Abrahamit
Sulmet ruse në disa rajone të Ukrainës, 8 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur
Tërmetet shkatërrimtare në Venezuelë, 5.546 viktima. Dëmet arrijnë në 19,6 miliardë dollarë
- 18:06 Waltz: Marrëveshja bërthamore varet nga anëtarësimi i Arabisë Saudite në Marrëveshjet e Abrahamit
- 17:50 Aksidentohet një karrotrec në aksin Librazhd-Elbasan, detajet e para (VIDEO)
- 17:45 Sulmet ruse në disa rajone të Ukrainës, 8 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur
- 17:34 Sezoni turistik në Theth, turistja kanadeze: Vendi duket si parajsë. Kamarieri: Marr 2 milion lek në muaj
- 17:17 Tërmetet shkatërrimtare në Venezuelë, 5.546 viktima. Dëmet arrijnë në 19,6 miliardë dollarë
- 17:06 Sulmi në Berlin, qeveria gjermane: Akt terrorist, autori ende në arrati