Kina dhe Franca nisin misionin drejt hapësirës për të kuptuar më mirë gjithësinë

22 Qershor 2024 | 16:33

Një satelit i Francës dhe Kinës është lëshuar të shtunën drejt hapësirës, për të kuptuar më shumë për shpërthimet e fuqishme që ndodhin në gjithësi, dhe duke shënuar një shembull bashkëpunimi në mes të një fuqie perëndimore dhe gjigantit aziatik.

I zhvilluar prej inxhinierëve të të dyja shteteve, sateliti bart katër instrumente – dy franceze dhe dy kineze – të cilat do të jenë në kërkim të shpërthimeve të rrezeve gama, dritës që udhëton miliarda vjet për të arritur në Tokë.

Saliteti 930-kilomgramësh është nisur me sukses në Hapësirë dhe është nisur prej bazës Ksiçant në provincën kineze Siçuan, ka thënë Administrata Kombëtare kineze për Hapësirë.

Shpërthimet e rrezeve gama mund të ndodhin pas shpërthimeve të yjeve gjigantë – rreth 20 herë më të mëdhenj se Dielli – apo nga shkrirja e ndonjë ylli.

Këto rreze, jashtëzakonisht të fuqishme, mund të lëshojnë energji ekuivalente me më shumë se një miliard diej.

“Vëzhgimi i tyre është sikurse “kthimi mbrapa në kohë, pasi drita prej këtyre objekteve merr tepër shumë kohë për të arritur te ne”, ka thënë Ore Gottlieb, astrofiziant në Qendrën për Astrofizikë të Institutit Flatirion në Nju Jork, në disa përgjigje për agjencinë e lajmeve AFP.

Pasi të analizohen, të dhënat besohet se do të ndihmojnë në të kuptuarit më të mirë të hapësirës, dinamikës së saj dhe galaksive tjera, shkruan REL.

Bashkëpunimi hapësinor i këtij niveli në mes të Kinës dhe Perëndimit është shumë i pazakonshëm, sidomos pasi Shtetet e Bashkuara e kanë ndalur tërësisht bashkëpunimin në mes të Agjencisë amerikane të Hapësirës [NASA], dhe Pekinit, qysh prej vitit 2011.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjendet e vdekur një foshnje në një festival në Miçigan, FBI shpërblim prej 15,000 dollarësh për identifikimin e autorëve

Byroja Federale e Hetimeve, FBI po ofron një shpërblim deri në 15,000 dollarë për informacione që do të ndihmojnë në identifikimin dhe arrestimin e personit ose...
12:40 | 15/07/2026

SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa

Shtetet e Bashkuara nisën sulme ndaj Iranit për natën e katërt radhazi të martën, me pjesën më të madhe të fushatës që synonte Sistanin dhe...
12:25 | 15/07/2026

Spanja dhe Gjibraltari festojnë rënien e gardhit kufitar pas nënshkrimit të ‘marrëveshjes historike’

Spanja dhe Gjibraltari po festojnë rënien e gardhit të fundit kufitar në Evropën Perëndimore, pas nënshkrimit të një marrëveshjeje pas Brexit-it që i jep fund kontrolleve kufitare...
12:17 | 15/07/2026