Dështon projekt-rezoluta e SHBA në OKB për armëpushim në Gaza, Kina dhe Rusia kundër

22 Mars 2024 | 14:37

Ka dështuar draft-rezoluta e SHBA-së në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, për armëpushim në Gaza.

Sipas BBC, projekt-rezoluta e SHBA-së ka dështuar, pasi ishin 11 vota pro, tre kundër dhe një abstenim.

Projekt-rezoluta amerikane kërkonte një armëpushim të menjëhershëm në Gaza, i lidhur me lirimin e pengjeve izraelitë të mbajtur nga Hamasi.

Përfaqësuesja e SHBA-së në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Linda Thomas-Greenfield, ka folur pas dështimit të votimit.

Ajo tha se Rusia dhe Kina nuk donin të votonin për një rezolutë të propozuar nga Shtetet e Bashkuara, sepse ata do të gëzoheshin më shumë nëse do ta shihnin SHBA-në të dështonte.

“Edhe një herë Rusia e vendos politikën mbi progresin”, tha ajo.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Piloti që shpëtoi 155 jetë dhe bëri histori në Hudson diagnostikohet me Alzheimer

Piloti heroik që arriti të ulte në mënyrë të sigurt një Airbus me të paktën 150 pasagjerë në bord, i cili kishte humbur të dy...
09:01 | 15/07/2026

Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje

Presidenti amerikan, Donald Trump shtoi presionin ndaj Iranit për të arritur një marrëveshje me SHBA-në, duke thënë se vendi nuk do të “mbetet pa askënd”...
08:53 | 15/07/2026

Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit

Florida ekzekutoi të martën një nga të burgosurit e saj më të vjetër në historinë e shtetit, një vrasës i dënuar 74-vjeçar. Ai ishte një...
08:42 | 15/07/2026