Kina i bën thirrje Izraelit të heqë rrethimin ndaj Gazës

30 Korrik 2025 | 12:58

Kina ka kërkuar nga Izraeli që të ndalojë menjëherë operacionet ushtarake në Rripin e Gazës, të heqë bllokadën dhe të garantojë aksesin humanitar për popullsinë civile, ndërsa ka përsëritur mbështetjen e saj të palëkundur për krijimin e një shteti të pavarur palestinez.

Në një konferencë për shtyp, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Guo Jiakun, deklaroi se “gjendja humanitare në Gaza nuk ka qenë kurrë kaq e rëndë” dhe theksoi se situata në Palestinë mbetet “në zemër të çështjes së Lindjes së Mesme”.

“Ne u bëjmë thirrje palëve përkatëse, veçanërisht Izraelit, që të ndalojnë menjëherë operacionet ushtarake në Gaza, të heqin bllokadën dhe rrethimin, dhe të garantojnë akses të plotë të ndihmave humanitare”, tha Guo.

Ai theksoi gjithashtu se Pekini kundërshton përshkallëzimin e mëtejshëm të operacioneve ushtarake dhe është thellësisht i shqetësuar për katastrofën humanitare që po zhvillohet në Gaza.

Duke folur mbi zgjidhjen politike të konfliktit, zëdhënësi kinez theksoi se “zgjidhja me dy shtete është mënyra themelore për të dalë nga çështja palestineze” dhe se Kina “mbështet fuqimisht popullin palestinez në krijimin e një shteti të pavarur”.

Guo shtoi se Kina është e gatshme të punojë me komunitetin ndërkombëtar për të ndalur luftimet, për të lehtësuar krizën humanitare dhe për të zbatuar një zgjidhje gjithëpërfshirëse, të drejtë dhe të qëndrueshme përmes krijimit të dy shteteve.

Që nga tetori i vitit 2023, Izraeli ka vrarë mbi 60 mijë palestinezë në Gaza, shumica gra dhe fëmijë, ndërkohë që bombardimet intensive kanë shkatërruar infrastrukturën civile dhe kanë shkaktuar një krizë të thellë urie në enklavën palestineze.

Në nëntor të vitit të kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP) lëshoi urdhër-arresti për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e Mbrojtjes Yoav Gallant për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza. Ndërkohë, Izraeli përballet edhe me një padi për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND).

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë

Banka Qendrore Evropiane (BQE) ka publikuar këtë të enjte propozimet e përzgjedhura për dizajnin e serisë së ardhshme të kartëmonedhave euro dhe ka hapur një...
22:33 | 23/07/2026

Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite

Raporti “Ndërtimi i Gazës nga e Para”, i bashkëautorizuar nga Oxfam, Instituti i Kërkimeve të Politikave Ekonomike të Palestinës (MAS) dhe Qendra Tregtare e Palestinës...
22:26 | 23/07/2026

BE miraton paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë, goditen bankat, nafta dhe “flota në hije”

Këshilli i Bashkimit Evropian ka miratuar paketën e 21-të të masave kufizuese kundër Rusisë, duke zgjeruar sanksionet ndaj sektorëve që, sipas Brukselit, mbështesin ekonominë ruse...
21:13 | 23/07/2026