Kina i përgjigjet SHBA-së me kundërtarifa, nis hetimet ndaj kompanisë Google

4 Shkurt 2025 | 08:56

Kina ka vendosur të martën tarifa ndaj mallrave amerikane si përgjigje ndaj tarifave të reja që Shtetet e Bashkuara i vendosën ndaj mallrave kineze ditë më parë, duke e ripërtërirë luftën tregtare mes dy ekonomive kryesore në botë.

Ndërkohë, Administrata Shtetërore e Kinës për Rregullimin e Tregut tha të martën se po kryen një hetim ndaj kompanisë Google për dyshime mbi shkeljen e ligjeve antitrust.

Tarifat shtesë prej 10%  ndaj të gjitha importeve nga Kina në SHBA hynë në fuqi të hënën pas mesnatës, pasi presidenti amerikan Donald Trump vazhdimisht e paralajmëroi Pekinin se nuk po bënte mjaftueshëm për ta ndalur rrjedhën e drogave të jashtëligjshme në Shtetet e Bashkuara.

Nuk vonoi shumë dhe Ministria e Financave e Kinës njoftoi se do të vendosë taksë prej 15 për qind ndaj thëngjillit dhe gazit të lëngshëm natyror të SHBA-së, si dhe 10 për qind taksë ndaj naftës së papërpunuar, pajisjeve bujqësore dhe disa automjeteve amerikane.

“Rritja e njëanshme e tarifave nga SHBA-ja shkel seriozisht rregullat e Organizatës Botërore të Tregtisë”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Ministria e Financave e Kinës. “Kjo, jo vetëm që nuk ndihmon në zgjidhjen e problemeve të saj, por gjithashtu dëmton bashkëpunimin normal ekonomik dhe tregtar midis Kinës dhe SHBA-së”.

Tarifat e reja ndaj mallrave amerikane do të hyjnë në fuqi më 10 shkurt, tha Ministria kineze.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident në Korçë, makina përplas karrocën me një fëmijë brenda. Detajet e para

Një aksident është regjistruar këtë të martë në lagjen 10 të qytetit të Korçës, në zonën e njohur si “Dritat e Verdha”. Raportohet se një...
16:40 | 28/07/2026

Fati i Ervin Matës! Artan Hoxha: Në Brazil drejtësia është e shtrenjtë

Gazetari Artan Hoxha ka qenë i ftuar këtë të martë në edicionin informativ me Thimi Samarxhiun në Euronews Albania. Hoxha ka folur për rastin e...
16:38 | 28/07/2026

Aksidenti në Portin e Durrësit, ndërron jetë në spital 62-vjeçari nga Kosova (EMRI)

62-vjeçari nga Kosova, i cili u aksidentua mëngjesin e sotëm në Portin e Durrësit, nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra. Burime bëjnë me...
16:31 | 28/07/2026