Kina kompleks spiunazhi në Kubë, synon të përgjojë komunikimet elektronike amerikane

8 Qershor 2023 | 19:51

Kuba ka pranuar t’i lejojë Kinës të ngrejë një kompleks spiunazhi në ishull, që do t’i mundësonte shërbimeve sekrete të Pekinit të përgjonin komunikimet elektronike në jug-lindje të Shteteve të Bashkuara, ku ndodhen shumë baza ushtarake.

Lajmin e bën të ditur CNN, sipas të cilës pala amerikane ka mësuar për planin kinez para disa javësh, por ende nuk dihet nëse Kina e ka nisur ndërtimin e kompleksit të saj.

Kjo nuk është hera e parë që Kina përpiqet të përgjojë komunikimet elektronike amerikane, të njohura si sinjale inteligjente.

Një balonë-spiune kineze që hyri në territorin amerikan në muajin shkurt arriti të mblidhte të dhëna dhe dyshohet se ia ka përcjellë ato Pekinit thuajse në kohë reale.

Atëherë, Shtetet e Bashkuara morën masa për të mbrojtur bazat kryesore dhe për të censuruar sinjalet inteligjente përpara se ta qëllonin dhe rrëzonin balonën.

Por tani është e paqartë se çfarë mund të bëjë Uashingtoni për të ndalur ndërtimin e një kompleksi spiunazhi kinez në Kubë.

Ishte gazeta “Wall Street Journal” e cila raportoi e para për këtë plan të Pekinit. Të kontaktuara nga mediat amerikane, CIA dhe ambasadat kineze e kubane në Uashington kanë refuzuar të bëjnë komente.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Trump shkarkon prokurorin federal të Seattle vetëm një orë pas emërimit nga gjykata

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, shkarkoi të mërkurën prokurorin e sapoemëruar federal për distriktin perëndimor të Uashingtonit, Roger Rogoff, më pak se një orë pasi...
14:12 | 16/07/2026

Kremlini vlerëson Turqinë për ndërmjetësimin mes Ukrainës dhe Rusisë: Mirënjohës për përpjekjet për paqe

Kremlini tha të enjten se Rusia i është mirënjohëse Turqisë për gatishmërinë e saj për të lehtësuar një zgjidhje për Ukrainën. “Jemi shumë të vetëdijshëm...
13:32 | 16/07/2026

Shkarkimi i ministrit të Mbrojtjes ndez protesta në Ukrainë, qindra qytetar kundër këtij vendimi

Një valë protestash shpërtheu në Ukrainë këtë të enjte, në shenjë proteste kundër shkarkimit të ministrit reformist të Mbrojtjes, Mykhailo Fedorov. Deputetët ukrainas po përgatiten...
13:20 | 16/07/2026