Kina kritikon kufizimet për udhëtarët kinezë dhe kërcënon me reciprocitet
Kina dënoi të martën kërkesat e reja për testim për COVID-19 nga disa shtete për pasagjerët që udhëtojnë jashtë vendit nga Kina.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanadaja, Franca dhe Japonia janë ndër vendet që tani kërkojnë që udhëtarët nga Kina të tregojnë një test negativ për COVID-19 në hyrje të shtetit të tyre pasi Kina po përballet me një rritje të rasteve.
“Disa vende kanë marrë kufizime të hyrjes që shenjestrojnë vetëm udhëtarët kinezë,” tha zëdhënësi i ministrisë së jashtme, Mao Ning në një konferencë të rregullt.
“Kësaj i mungon baza shkencore dhe disa praktika janë të papranueshme,” shtoi ai, duke paralajmëruar se Kina mund “të marrë kundërmasa bazuar në parimin e reciprocitetit”.
Kina po sheh një rritje të madhe të infeksioneve me coronavirusin që shkakton sëmundjen COVID-19, ndonëse kishte vite të tëra me kufizime të ashpra të cilat u liruan papritur muajin e kaluar me pak paralajmërim ose përgatitje duke bërë që spitalet dhe krematoriumet të mbingarkohen shpejt.
Në fund të dhjetorit, Pekini tha se udhëtarëve hyrës nuk do t’u kërkohet më të karantinohen, duke bërë që shumë kinezë të nxitojnë të planifikojnë udhëtime të shumëpritura jashtë vendit.
LEXONI GJITHASHTU:
Teherani akuzon SHBA-në: Po përdorin çështjen bërthamore si pretekst për të na shkatërruar
Nolan thyen rekord personal me “The Odyssey”, arkëton 264 milionë dollarë në fundjavën e parë
Qeveria e re britanike nis punën me uljen e faturave, Burnham heq tarifën shtesë mbi energjinë elektrike
- 19:18 Aksidenti tek Unaza e Madhe, ndërron jetë edhe i plagosuri tjetër
- 19:12 Teherani akuzon SHBA-në: Po përdorin çështjen bërthamore si pretekst për të na shkatërruar
- 18:59 Franca regjistron 5,764 vdekje shtesë gjatë valës së të nxehtit të qershorit
- 18:58 SHBA dhe Izraeli diskutojnë për një takimi mes Trump dhe Netanyahu në Zyrën Ovale
- 18:16 Stuhitë godasin Ballkanin, miliona euro dëme në bujqësi, mbi 100 automjete të dëmtuara në Shkup
- 18:02 Zjarr në Voskopojë, dy mjete zjarrfikëse dhe forca të shërbimit pyjor në operacion