Kina lëshon anijen kozmike Shenzhou 22 për të ndihmuar në kthimin e 3 astronautëve
Kina lëshoi të martën anijen kozmike Shenzhou 22 për të ndihmuar në kthimin në tokë të një ekipi astronautësh, pasi një anije kozmike e dëmtuar i la ata të bllokuar përkohësisht në stacionin hapësinor të Kinës.
Shenzhou 22 do të përdoret diku nga viti 2026 nga tre astronautët që u ankoruan në stacionin hapësinor Tiangong më 1 nëntor.
Më herët këtë muaj, një grup tjetër astronautësh kinezë nga misioni Shenzhou 20 u përball me një vonesë nëntëditore në kthimin e tyre në Tokë, pasi dritarja e anijes së tyre u dëmtua. Ata përfundimisht u kthyen duke përdorur anijen kozmike Shenzhou 21, e cila sapo kishte transportuar ekuipazhin zëvendësues në Tiangong.
Ndërsa ekuipazhi prej tre personash u ul shëndoshë e mirë në Tokë, tre nga astronautë e tjerë në ekuipazhin zëvendësues mbetën përkohësisht pa një mënyrë të garantuar për t’u kthyer në rast emergjence.
Anija kozmike Shenzhou 20, ajo e dëmtuara, e cila për momentin mbetet në hapësirë, do të sillet në Tokë më vonë dhe do të vlerësohet, sipas raportimit të mediave vendase. Ndërkohë, sipas programi hapësinor ajo nuk i plotëson standardet e sigurisë për transportimin e astronautëve.
Astronautët kinezë kanë kryer misione në stacionin hapësinor Tiangong vitet e fundit, si pjesë e programit hapësinor të Pekinit që po përparon me shpejtësi, fillimisht duke e ndërtuar stacionin modul pas moduli.
Kina e zhvilloi Tiangong pasi vendi u përjashtua nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor për shkak të shqetësimeve të sigurisë kombëtare të SHBA-së, pasi programi hapësinor i Kinës kontrollohet nga ushtria e saj.
Tiangong, që do të thotë “Pallati Qiellor”, priti ekuipazhin e tij të parë në vitin 2021. Është më i vogël se Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor, i cili ka funksionuar për 25 vjet.
LEXONI GJITHASHTU:
Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit
14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër
Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit