Kina për SHBA-në: Kërcënon paqen në Amerikën Latine, po shkel ligjin ndërkombëtar

5 Janar 2026 | 08:41

Ministria e Jashtme e Kinës, i bëri sërisht thirrje këtë të hënë SHBA-së të lirojë menjëherë presidentin Nicolas Maduron. Sipas ministrisë, SHBA kërcënon paqen në Amerikën Latine dhe se ajo mbështet takimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së që do të mbahet më vonë sot.

Zëdhënësi i ministrisë, Lin Jian, përsëriti qëndrimin e Pekinit ndaj sulmit të SHBA-së ndaj Venezuelës dhe bëri thirrje për lirimin e menjëhershëm të Maduros. Ministria theksoi se Kina po ndjek nga afër situatën në Venezuelë dhe se operacioni ushtarak amerikan shkeli ligjin ndërkombëtar.

Ndërkohë, Maduro u arrestua nga forcat amerikane të shtunën, i cili akuzohet për komplot për narkoterrorizëm, komplot për importimin e kokainës në SHBA, prodhim, shpërndarje dhe posedim i kokainës me qëllim importimi, përdorim dhe posedim armësh të rënda gjatë krimeve të drogës, komplot për përdorimin e armëve të rënda dhe Konfiskim pasurie (forfeiture).

Sakaq, këtë të hënë ai pritete të dalë në gjykatën federale të Manhattanit në Nju Jork. Së bashku me Mmaduron është arrestuar dhe gruaja  e tij, Cilia Flores, e cila akuzohet për urdhërimin e rrëmbimeve dhe vrasjeve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Sulm me thikë në një kishë katolike në Irlandë, plagoset rëndë një grua

Një grua rreth të 50-ave u plagos rëndë pasi u godit me thikë gjatë një shërbese në një kishë katolike në County Waterford, në Irlandën...
15:59 | 21/07/2026

Telefonata Merz–Burnham, në fokus Traktati i Kensingtonit dhe mbështetja për Ukrainën

Kancelari gjerman Friedrich Merz dhe kryeministri i ri laburist i Britanisë, Andy Burnham, ranë dakord gjatë një bisede telefonike të hënën të vijojnë bashkëpunimin e...
15:41 | 21/07/2026

Momente frike në SHBA, avioni prek pistën me bisht dhe shkakton shkëndija (VIDEO)

Momente tensioni janë regjistruar në Aeroportin Ndërkombëtar të Cincinnati/Northern Kentucky në SHBA, ku një avion mallrash Boeing 777-300ER preku pistën me bisht gjatë një tentative...
15:20 | 21/07/2026