Kina regjistron vdekjen e parë nga COVID-19 pas 6 muajsh

21 Nëntor 2022 | 18:48

Pandemia e koronavirusit ka marrë jetën e parë në Kinë që nga 26 maji të dielën.

Sipas Komisionit Kombëtar të Shëndetësisë, një 87-vjeçar nga Pekini ka ndërruar jetë si pasojë e infeksionit.

Ky ishte fataliteti i parë i regjistruar në vend nga virusi që nga 26 maji.

Në 24 orët e fundit, Kina kontinentale regjistroi 2.204 raste simptomatike dhe 22.011 raste asimptomatike.

Numri i rasteve u rrit për shkak të përhapjes së nënvarianteve shumë ngjitëse. Në pesë ditët e fundit, numri i rasteve ditore ka kaluar 20 mijë, raporton KosovaPress.

Pavarësisht se numri i rasteve është minimal në krahasim me popullsinë dhe shumica e tyre nuk shfaqin simptoma, Kina vazhdon të zbatojë masa të ashpra të kontrollit të pandemisë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000

Si sot 26 vite më parë, në një pasdite të zakonshme korriku në Paris, moti ishte i kthjellët dhe në aeroportin “Charles de Gaulle” rreth...
21:58 | 25/07/2026

Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka garantuar se shteti do të jetë i pranishëm për të rindërtuar dhe riparuar zonat e prekura nga zjarret e...
21:48 | 25/07/2026

Spanja dhe Franca në betejë me flakët, zjarret jashtë kontrollit (VIDEO)

Zjarret e fuqishme pyjore kanë përfshirë ditët e fundit Spanjën dhe Francën, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe duke detyruar qindra mijëra njerëz të largohen...
20:05 | 25/07/2026