Kina rrit paralajmërimin për SHBA-të në lidhje me Tajvanin
Kina ka lëshuar paralajmërime të ashpra për administratën e presidentit amerikan Joe Biden në lidhje me një udhëtim të mundshëm në Tajvan të kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA, Nancy Pelosi.
Raporti citoi gjashtë persona të njohur me paralajmërimet kineze që thanë se ato ishin dukshëm më të forta se kërcënimet që Pekini ka bërë në të kaluarën kur ishte i pakënaqur me veprimet ose politikën e SHBA-së ndaj Tajvanit, shkruan Reuters.
Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë dhe Departamenti i Shtetit refuzuan të komentojnë mbi raportin.
Kina ka rritur aktivitetin ushtarak rreth Tajvanit duke kërkuar të bëjë presion mbi qeverinë e zgjedhur në mënyrë demokratike atje për të pranuar sovranitetin kinez.
Por qeveria e Tajvanit thotë se vetëm 23 milionë banorët e ishullit mund të vendosin për të ardhmen e tyre.
Tensionet midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës janë shtuar kohët e fundit në lidhje me qeverisjen e Tajvanit.
Kina thotë se Tajvani është një provincë e shkëputur që duhet të ribashkohet me të, edhe me forcë nëse është e nevojshme.
LEXONI GJITHASHTU
Nuk mjafton lufta në Iran: “Super El Niño” mund të shkaktojë rritje të çmimeve të ushqimeve deri në vitin 2028
Nga Trump, tek Meloni: Në Iran publikohet “lista e hakmarrjes”
Ukraina “tmerron” Rusinë, goditen rëndë 14 anije të Putinit në detin Azov
- 22:02 Aliaj nga “Review”: Ka turistë që vinë me bukë me vete si në kohën e Enverit kur iknim për punë
- 21:34 Nuk mjafton lufta në Iran: “Super El Niño” mund të shkaktojë rritje të çmimeve të ushqimeve deri në vitin 2028
- 20:57 Studiuesi Tare: Rama ka bërë për Kurveleshin atë që asnjë qeveri s’e bëri në 100 vjet! Duhet të punohet për turizmin kapilar
- 20:46 Nga Trump, tek Meloni: Në Iran publikohet “lista e hakmarrjes”
- 20:23 21-vjeçari shqiptar në Itali akuzohet për abuzim ndaj turistes gjermane: Më dehu dhe përfitoi
- 20:10 Vijon dita e 43 e protestës qytetare në Tiranë