Kina sanksionon organizatat amerikane, ja arsyeja

7 Prill 2023 | 14:40

Kina ka vendosur sanksione ndaj dy organizatave amerikane që pritën Presidenten e Tajvanit Tsai Ing-wen gjatë udhëtimit të saj të fundit në Shtetet e Bashkuara.

Ministria e Punëve të Jashtme të Kinës njoftoi të premten se instituti ‘Hudson’ me seli në Uashington dhe Biblioteka Presidenciale Ronald Regan në Kaliforni do të ndalohen nga çdo bashkëpunim, shkëmbim apo transaksion me institucione dhe individë në Kinë.

Udhëheqësit kryesorë të organizatave do t’u ndalohet gjithashtu të vizitojnë Kinën, dhe të kryejnë transaksione ose bashkëpunim me organizata ose individë atje si dhe të kenë të ngrirë çdo pasuri në vend, thuhet në deklaratë.

Biblioteka Presidenciale Ronald Reagan ishte vendi i një takimi midis Tsai dhe Kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA Kevin McCarthy të mërkurën, hera e parë që një president i Tajvanit kishte takuar një kryetar të SHBA-së në tokën amerikane.a
Dhe javën e kaluar, Instituti Hudson i prezantoi Tsai-t në qytetin e Nju Jorkut një çmim për udhëheqje globale.

Kina kishte thënë vazhdimisht se do të merrte “masa të vendosura dhe të forta” në përgjigje të takimit të Tsai me McCarthy.

Kina vendosi gjithashtu sanksione ndaj dy organizatave tajvaneze, The Prospect Foundation dhe Këshillit të Liberalëve dhe Demokratëve Aziatikë, të premten, sipas Zyrës së Çështjeve të Tajvanit.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit

Ish-presidenti amerikan Joe Biden do të publikojë vjeshtën e ardhshme një libër biografik, ka njoftuar shtëpia botuese e kontraktuar. ““Promise Me, America” do të trajtojë...
21:53 | 15/07/2026

14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër

Një djalë 14-vjeçar është akuzuar për përgatitje të akteve terroriste, pasi dyshohet se planifikonte të sulmonte dy xhami në jug të Londrës, njoftoi të mërkurën...
21:35 | 15/07/2026

Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate

Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar këtë të mërkurë për të krijuar të drejtën për vdekje të asistuar. Deputetët votuan me 291 vota pro dhe...
20:43 | 15/07/2026