Kina: SHBA-ja të ndalojë së përdoruri tarifat si armë kundër nesh

5 Prill 2025 | 17:28

Kina ka ndërmarrë dhe do të vazhdojë të ndërmarrë hapa për të mbrojtur sovranitetin, sigurinë dhe interesat e saj, tha Ministria e Jashtme më 5 prill, duke përcjellë qëndrimin e Qeverisë kineze sa i përket kundërshtimit të tarifave të Shteteve të Bashkuara.

SHBA-ja “duhet të ndalojë së përdoruri tarifat si armë për të shtypur ekonominë dhe tregtinë e Kinës dhe duhet të ndalojë dëmtimin e të drejtës legjitime për zhvillim të popullit kinez”, tha Ministria e Jashtme kineze.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka vendosur 34 për qind tarifa ndaj mallrave kineze. Këto tarifa janë pjesë e një vendimi më të gjerë, përmes së cilit SHBA-ja ka vendosur tarifa ndaj shumicës së partnerëve tregtarë.

Me tarifat e reja, shifra e tarifave që SHBA-ja ka vendosur ndaj Kinës arrin në 54 për qind.

Më 5 prill ka nisur të zbatohet tarifa bazë prej 10 për qind që SHBA-ja vendosi ndaj shumë shteteve të botës, ndërkaq tarifat më të larta, përfshirë ato ndaj Kinës, do të nisin të zbatohen javën e ardhshme.

Më 4 prill, Pekini iu kundërpërgjigj tarifave të reja amerikane, duke vendosur një tarifë shtesë prej 34 për qind ndaj mallrave amerikane, lëvizje që paraqet një përshkallëzim në luftën tregtare mes dy ekonomive më të mëdha në botë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zjarre të mëdha në Kanada, përfshihet nga flakët dhe një tren mallrash me punëtorë brenda

Një tren mallrash në Kanada është përfshirë nga flakët për shkak të një zjarri të madh. Sipas mediave ndërkombëtare, punëtorët sapo janë përfshirë nga zjarri...
19:40 | 15/07/2026

Gjermania rrit ndjeshëm taksën mbi duhanin, një paketë pritet të shkojë 12 euro

Qeveria gjermane planifikon të rrisë taksën mbi produktet e duhanit më shumë sesa ishte parashikuar fillimisht, si pjesë e masave për mbrojtjen e shëndetit publik...
18:29 | 15/07/2026

Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë

Kremlini hodhi poshtë të mërkurën akuzat e Lituanisë se Moska po planifikon sulme ndaj infrastrukturës së vendit. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov i ka cilësuar...
18:03 | 15/07/2026