Kina shikon përmbytjen më të madhe në 50 vitet e fundit

29 Korrik 2025 | 17:06

Të paktën 30 persona kanë humbur jetën në Pekin dhe më shumë se 80,000 janë evakuuar për në zona të sigurta, njoftuan autoritetet kineze, ndërsa reshjet e dendura dhe përmbytjet kanë shkatërruar rrugë dhe banesa në Kinën veriore.Kina po përballet me një verë të motit ekstrem.

Valë të nxehti rekord goditën rajonin lindor të vendit më herët këtë muaj, ndërsa përmbytjet përfshinë pjesën jugperëndimore të saj. Presidenti Xi Jinping ka bërë thirrje për përpjekje të gjithanshme shpëtimi dhe u ka kërkuar autoriteteve të përgatiten për “skenarët më të këqij dhe ekstremë”.

Autoritetet kineze kanë ndarë 200 milionë juanë (rreth 28 milionë dollar) për përpjekjet e rimëkëmbjes, përfshirë riparimin e transportit dhe infrastrukturës së dëmtuar.

Zonat periferike të Pekinit, përfshirë rrethet periferike të Miyun dhe Huairou, janë goditur më rëndë nga shirat e rrëmbyeshëm.Përmbytjet kanë dëmtuar dhjetëra rrugë dhe kanë shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike në më shumë se 130 fshatra.

Pekini nuk është i panjohur me përmbytjet, veçanërisht në këtë periudhë të vitit. Një nga më vdekjeprurëset në kujtesën e afërt ndodhi në korrik 2012, kur 190 mm shi ranë në një ditë të vetme, duke vrarë 79 persona.

Këtë verë, përmbytjet kanë shkaktuar kaos në shumë pjesë të Kinës. Moti ekstrem, që sipas ekspertëve lidhet me ndryshimet klimatike, po kërcënon gjithnjë e më shumë banorët dhe ekonominë e Kinës veçanërisht sektorin e saj bujqësor me vlerë triliona dollarë.

Fatkeqësitë natyrore në gjysmën e parë të vitit i kanë kushtuar Kinës 7.5 miliardë dollarë, sipas ministrisë së menaxhimit të emergjencave. Më shumë se 90% e dëmeve kanë ardhur nga përmbytjet, theksoi ministria.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026