Një letër e hapur që vë në pikëpyetje politikat e vazhdueshme të Kinës kundër COVID-it dhe pyet nëse Kina ishte “në të njëjtin planet” me Katarin, u përhap shpejt në mesazherin celular WeChat të martën, përpara se të censurohej.
Komentet në rrjetin social Weibo, të ngjashëm me Twitter, janë të shumta nga shikuesit që flasin se si shikimi i ndeshjeve të këtij viti po i bën ata të ndihen të ndarë nga pjesa tjetër e botës.
Disa flasin për perceptimin e tyre se është “e çuditshme” të shohësh qindra mijëra njerëz të mbledhur pa veshur maska ose pa pasur nevojë të tregojnë prova të një testi të fundit Covid-19, shkruan BBC.
“Nuk ka ndenjëse të ndara në mënyrë që njerëzit të mund të ruajnë distancën sociale dhe askush nuk është i veshur me rroba (mjekësore) të bardha dhe blu. Ky planet është bërë vërtet i ndarë”, shkruan dikush.
“Në një anë të botës është karnavali që është Kupa e Botës, në anën tjetër janë rregullat për të mos vizituar vendet publike për pesë ditë”, thotë një tjetër.
Disa thonë se e kanë pasur të vështirë t’u shpjegojnë fëmijëve të tyre pse skenat nga Kupa e Botës janë kaq të ndryshme nga ato që njerëzit përballen në shtëpi.
Megjithatë ka shumë në Kinë që kanë qenë kritikë ndaj hapjes së vendeve jashtë shtetit, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë ende e quan virusin Covid-19 një “urgjencë akute globale”.
Megjithatë, masat ekzistuese të Kinës nuk kanë fund. Këtë javë, zëdhënësi i Komisionit Kombëtar të Shëndetësisë “paralajmëroi kundër çdo ngadalësimi në parandalimin dhe kontrollin e epidemisë” dhe kërkoi “masa më të vendosura dhe vendimtare” për të vënë rastet nën kontroll.
Qeveritë lokale në qytetet e mëdha kanë rifutur testimin masiv dhe kufizimet e udhëtimit dhe përfundimisht kanë dhënë një mesazh që njerëzit duhet të përpiqen të qëndrojnë në shtëpi.
Por pas tre vitesh masash të tilla, njerëzit janë të frustruar, duke rezultuar në protesta në muajin e fundit në të dy qytetet Guangzhou dhe Zhengzhou.
LEXONI GJITHASHTU:
- ‘Mbizotërojnë tifozët sauditë’, shqiptari tregon atmosferën në Katar
- Spanja ‘shkatërron’ 7-0 Kosta Rikën në Katar