Kirby: Izraeli të marrë parasysh shqetësimet e SHBA-së para ndonjë ofensive në Rafah
Izraeli është pajtuar që t’i marrë parasysh shqetësimet e Shteteve të Bashkuara, para se ta nisë çfarëdo pushtimi të qytetit kufitar të Rripit të Gazës, Rafah, tha të dielën zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, John Kirby.
Kirby tha gjithashtu se Izraeli ka filluar t’i përmbushë zotimet që ia ka dhënë presidentit amerikan, Joe Biden, për të lejuar futjen e më shumë ndihmave humanitare në veri të Gazës.
Izraeli i ka rritur sulmet në Rafah në javën e fundit dhe ka kohë që kërcënon se do ta pushtojë atë për t’i shkatërruar batalionet e mbetura të Hamasit, grupit të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.
Të shtunën në mëngjesin u vranë gjashtë njerëz, përfshirë katër fëmijë, nga një sulm ajror izraelit në Rafah, thanë zyrtarët e një spitali lokal.
Vendet perëndimore, përfshirë edhe aleaten e vet kryesore SHBA-në, i kanë bërë thirrje Izraelit të mos e pushtojë Rafahun, ku më shumë se gjysma e popullsisë e Gazës prej 2.3 milionë banorësh ka kërkuar strehim nga luftimet në pjesët e tjera të territorit.
Të dielën më herët, presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas, tha se vetëm Shtetet e Bashkuara mund ta ndalin Izraelin nga kryerja e një ofensive ushtarake Rafah.
“Ne u bëjmë thirrje Shteteve të Bashkuara të Amerikës t’i kërkojnë Izraelit të mos e kryejë sulmin në Rafah. Amerika është vendi i vetëm që është në gjendje ta parandalojë Izraelin nga kryerja e këtij krimi”, tha Abbas gjatë një takimi në Forumin Ekonomik Botëror në Riad të Arabisë Saudite.
LEXONI GJITHASHTU:
Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës
Tragjedi në Portugali, vogëlushja humb jetën pasi u harrua për tetë orë në autobusin e shkollës
- 22:30 Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
- 22:19 Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
- 22:06 Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 21:27 Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 20:49 Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
- 20:38 Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës