Kisha Katolike njofton kremtimin e meshës për Papa Françeskun në Tiranë

22 Prill 2025 | 17:40

Konferenca Ipeshkvnore e Shqipërisë njofton se më 24 prill 2025, në orën 18:00, do të kremtohet një meshë për shpirtin e Papa Françeskut në Katedralen e Shën Palit në Tiranë.

Në këtë ceremoni do të marrin pjesë ipeshkvijtë e dioqezave të vendit, ndërsa besimtarët janë të ftuar të bashkohen në lutje për Papa Françeskun, për të cilin Shqipëria ka patur një lidhje të veçantë.

Po ashtu, Konferenca ka publikuar detajet e pjesëmarrjes së delegacionit zyrtar në varrimin e Papës, si dhe oraret e pranimit të ngushëllimeve në Nunciaturën Apostolike në Tiranë.

Njoftimi i plotë

Duke falënderuar të gjithë ata që në këto çaste na gjenden pranë në mënyra të ndryshme si Kishë Katolike, për humbjen e bariut tonë, Papa Françeskut, Konferenca Ipeshkvnore e Shqipërisë njofton se:

  • Ditën e enjte, më 24 prill, në orën 18:00, në katedralen e Shën Palit në Tiranë, do të kremtohet mesha për shpirtin e Papa Françeskut. Në këtë kremtim do të marrin pjesë të gjithë ipeshkvijtë e dioqezave në vendin tonë dhe janë të ftuar të gjithë besimatarët të bashkohen në lutje për shpirtin e Papa Françeskut, që aq shumë e deshi vendin tonë.
  • Delegacioni zyrtar që do të marrë pjesë në varrimin e Papa Françeskut dhe që do të përfaqësojë kishën tonë lokale, do të përbëhet nga:

Sh.T. Imzot Giovanni Peragine, Arqipeshkëv Metropolit i Shkodër-Pultit,

Sh.T. Imzot Arjan Dodaj, Arqipeshkëv Metropolit i Tiranë-Durrësit.

  • Nunciatura Apostolike (Ambasada e Selisë së Shenjtë në Tiranë) do të presë ngushëllimet e rastit në datat 23-24 prill 2025, në oraret 10:00-12:30 dhe 14:00-17:00.
  • Mesha e varrimit të Papa Françeskut do të mbahet të shtunën, më 26 prill, në orën 10:00, në Bazilikën e Shën Pjetrit, për të vazhduar më pas sipas testamentit që vetë Ati i Shenjtë ka lënë të shkruar.

Dom Mark Pashkja,

Zëdhënës i KISH

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dalë me një njoftim lidhur me lirimin e të burgosurve që kanë përfituar nga amnistia penale. 553 persona të...
13:26 | 15/07/2026

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026

Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës, duke dënuar me 16 vite burg Mario Përlleshajn për...
12:28 | 15/07/2026