Kishte kultivuar 77 bimë kanabis, arrestohet në flagrancë 58-vjeçari në Mallakastër

8 Gusht 2025 | 09:28

Një 58-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Mallakastër, pasi është kapur nga efektivët në një parcelë ku ishin kultivuar 77 bimë të dyshuara narkotike të llojit Cannabis Sativa.

Sipas njoftimit të Policisë, nga kontrollet e kryera në fshatin Visokë në kuadër të Planit operacional antikanabis “Koordinata”, u konstatua një parcelë me bimë narkotike.

Një pjesë e bimëve u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua përmes djegies në vend.

Policia bën me dije se shtetasi K. Xh., 58 vjeç, u kap në flagrancë në parcelë dhe u arrestua për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Njoftimi i policisë

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër, si rezultat i kontrolleve të kryera në kuadër të planit operacional “Koordinata”, goditën një tjetër rast të kultivimit të bimëve narkotike.

Nga kontrollet, në fshatin Visokë u konstatua një parcelë ku ishin kultivuar 77 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, një pjesë e të cilave u sekuestrua me cilësinë e provës materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua nëpërmjet djegies.

Gjatë ndërhyrjes së Policisë, u kap në flagrancë, në parcelë, shtetasi K. Xh., 58 vjeç, i cili u arrestua për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Plani operacional policor antikanabis “Koordinata” vijon intensivisht, në të gjithë territorin e qarkut Fier.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tuneli i Llogarasë vijon të jetë pa pagesë, drejtuesit e mjeteve kalojnë falas

Edhe gjatë këtij sezoni turistik, Tuneli i Llogarasë vijon të jetë pa pagesë, megjithëse më herët ishte përfolur se tarifa do të niste të aplikohej...
12:11 | 18/07/2026

I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Spanja, arrestohet në Malësinë e Madhe 39-vjeçari (EMRI)

Një 39-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Spanja është vënë në pranga nga policia në Malësinë e Madhe. Mësohet se në pranga është vënë...
11:40 | 18/07/2026

Insektet po dëmtojnë të mbjellat, nis spërkatja me dron për të “shpëtuar” punën e fermerëve në Maliq

nis spërkatja me dron për të “shpëtuar” punën e fermerëve në Maliq Ka nisur ndërhyrja për luftimin e rrënjëngrënësit të misrit i njohur si ‘Diabrotica...
11:18 | 18/07/2026