Kishte kultivuar kanabis në tre fshtra në Krujë, arrestohet 27-vjeçari (Emri)

2 Shtator 2023 | 09:31

Një 27-vjeçar, i identifikuar si Alfred Doçi, është arrestuar nga policia e Krujës pasi u konstatua se kishte kultivuar 305 bimë narkotike në 3 vende të ndryshme.

27-vjeçari nga fshati Thumanë i kishte mbjellë bimët narkotike në fshatrat Dukagjin i Ri, Fushë-Thumanë, dhe Burrnesh.

Në lidhje me rastin u procedua penalisht nga policia dhe një tjetër shtetas banor i Thumanës, i cili kishte dijeni për kultivimin e lëndës narkotike dhe nuk e ka raportuar atë pranë organeve kompetente.

Një pjesë e bimëve ishin kultivuar në afërsi të një objekti në pronësi të tij, sipas policisë.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në vijim të punës për garantimin e rendit dhe sigurisë, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale, kapjen në flagrancë të shtetasve që kryejnë vepra penale, kontrolleve të ushtruara për parandalimin e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, kanë intensifikuar kontrollet në të gjithë territorin dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Water gate”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi i shtetasit A. D., 27 vjeç, banues në fshatin Fushë-Thumanë. Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasi R. K., banues në Fushë-Thumanë”, njofton policia.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pasuri të pajustifikuara, Prokuroria e Tiranës sekuestron apartamente e garazh të të dënuarit për trafik droge

Prokuroria e Tiranës sekuestron pasuritë e pajustifikuara, apartamente e garazh të shtetasit A.A., i dënuar me 10 vite burgim për trafik të lëndëve narkotike Dy...
09:00 | 15/07/2026

Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës

Këtë të mërkurë nga institucioni i vuajtjes së dënimit të Drenovës lënë qelitë e këtij burgu 60 persona të dënuar për vepra penale të ndryshme...
08:14 | 15/07/2026

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026