Kitara e Elvis Presley, çmimi fillestar 350 mijë dollarë, ankandi mbledh sendet me vlerë të shumë artistëve
Sende, instrumente muzikore të përdorura nga Elvis Presley, Elizabeth Taylor dhe Bob Dylan do të jenë pjesë e ankandit Artifaktet e Hollywood dhe muzikës që pritet të zhvillohet në New York.
Pjese kryesore e këtij ankandi konsiderohet të jetë një kitarë e rrallë e vitit 1968 Hagstrom Viking II e Elvis Presley e përdorur gjatë rikthimit special në televizion, çmimi fillestar i së cilës është 350,000 dollarë.
“Ka kaq shumë foto ikonike të tij dhe veshjes së bukur prej lëkure të zezë, me këtë kitarë të kuqe qershie dhe të gjitha siluetat e mahnitshme pas tij. Kaq shumë foto mahnitëse të tij duke e përdorur kitarën gjatë speciales dhe kjo patjetër shënoi rikthimin e këngëtarit në muzikë. Pra, ndoshta është një nga momentet më të rëndësishme në të gjithë karrierën e artistit,” – u shpreh Brigitte Kruse, themeluese dhe drejtuese e ankandit GWS.
Sende të tjera të Presley që janë në shitje përfshijnë një gjerdan dhe një unazë.
Ankandi gjithashtu do të ofrojë një shans për të parë video origjinale të papublikuara më parë. Bizhuteritë nga Elizabeth Taylor dhe këngëtarja Janis Joplin janë gjithashtu në shitje.
Drejtuesja e ankandit Krause tha se u deshën shtatë vjet për të kuruar artikujt që gjithashtu përfshinin thesare nga Marilyn Monroe, Muhammad Ali dhe Michael Jackson.
Shitjet në ankand fillojnë në 27 Mars.
Kryeministri i ri i Britanisë premton se do të kufizojë koston e biletave të autobusëve
Kush është Mykhailo Drapatyi, shefi i ri i ushtrisë së Ukrainës?
Mamdani pranon se nuk mund ta arrestojë Netanyahun nëse viziton Nju Jorkun për Asamblenë e OKB-së, zbulon arsyen
- 08:58 Kryeministri i ri i Britanisë premton se do të kufizojë koston e biletave të autobusëve
- 08:51 Kush është Mykhailo Drapatyi, shefi i ri i ushtrisë së Ukrainës?
- 08:44 Mamdani pranon se nuk mund ta arrestojë Netanyahun nëse viziton Nju Jorkun për Asamblenë e OKB-së, zbulon arsyen
- 08:38 Demokratët kritikojnë administratën Trump për financimin e luftës kundër Iranit
- 08:33 Moti i keq në vend, ndërron jetë elektricisti i OSHEE-së në Himarë gjatë punës për rikthimin e energjisë
- 08:30 Gjykata në SHBA anulon vendimin që liroi aktivistin pro-palestinez, Mohsen Mahdawi