“Kjo ditë të sjellë mbarësi”- Alibeaj e Bejko urojnë Fitër Bajramin

21 Prill 2023 | 12:19

Kryetari i Komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, i shoqëruar nga kandidati i PD-së për Bashkinë e Tiranës Roland Bejko, zhvilluan këtë të premte një vizitë në Komunitetin Mysliman Shqiptar, ku uruan besimtarët në lidhje me festën e Fitër Bajramit.

Bejko në urimin e tij theksoi se toleranca fetare dhe bashkëpunimi duhet të jetë mesazhi që duhet të përcillet te të gjithë shqiptarët.

“U uroj besimtareve myslimanë ta gëzojnë këtë festë dhe të gjithë të bashkohen më ketë gëzim. Ne kemi tolerancën fetare dhe bashkëpunimin, e ky është mesazhi që duhet të përcillet për të gjithë shqiptarët”, tha Bejko.

Ndërkohë që Alibeaj tha: “Uroj që dhe sakrificat, agjërimi të jetë pranuar. Kjo ditë të sjellë mbarësi, paqe dhe shpirtra të qetë për të gjithë shqiptarët”.

 

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026