“Kjo është e mërzitshme”- Video e Mbretit Charles III që ankohet gjatë kurorëzimit

8 Maj 2023 | 10:44

Një moment tensioni është kapur nga kamerat e televizioneve gjatë kurorëzimit të Mbretit Charles III.

Në një video e cila është bërë virale, mbreti u kap nga kamerat duke iu ankuar mbretëreshës Camilla.

Teksa ishte duke pritur të hynte në Westminster Abbey për kurorëzimin e tij, mbreti i drejtohet mbretëreshës, duke i thënë se “kjo është e mërzitshme”.

Monarku mbërriti në Ëestminster Abbey para kohë dhe i duhej të priste 5 minuta për të hyrë në kishë dhe për të vijuar me kurorëzimin e tij.

Me botën që vëzhgonte çdo lëvizje të tij, në bazë të lëvizjeve të buzëve dyshohet se mbreti i tha bashëshortes Camilla: “Ne nuk mund të jemi kurrë në kohë. Ka gjithmonë diçka… kjo është e mërzitshme”.

Të dy anëtarët mbretërorë u kurorëzuan në një ceremoni të ndjekur nga 100 drejtues shtetesh, mbretër nga e gjithë bota, persona të famshëm, por dhe miliona qytetarë në mbarë globin.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Trump heq dorë nga taksa 20% për transportin detar: Ngushtica e Hormuzit është e hapur për të gjithë, përveç Iranit

Presidenti Donald Trump është tërhequr nga propozimi i tij për një tarifë prej 20% për anijet që përdorin zonën e Ngushticës së Hormuzit. Duke postuar...
17:22 | 14/07/2026

Pse sulmi i Arabisë Saudite në një aeroport në Jemen tregon se lufta SHBA-Iran po përshkallëzohet?

Arabia Saudite goditi të hënën një aeroport kyç në Sanaa të Jemenit për të parandaluar uljen atje të një aeroplani që po afrohej, i cili...
17:19 | 14/07/2026

Bombë me sahat? Plakja e popullsisë së Evropës sjell sfida

Sot ka 450.6 milionë njerëz, por studiuesit thonë se kjo shifër do të arrijë kulmin në 453.3 milionë në vitin 2029, përpara një rënieje të...
16:45 | 14/07/2026