Klajda Gjosha: Rinia do bëjë ndryshim të madh në 25 prill
Ish-ministrja e Integrimit dhe kandidatja për deputete e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Klajda Gjosha, tha në Euronews Albania se të rinjtë nuk votojnë thjesht për logon dhe partinë.
Pavarësisht kësaj, ajo beson se kategoria e të rinjve do bëjë ndryshim të thellë në zgjedhjet e 25 prillit.
“Sot rinia e njeh shumë pak politikën dhe është shumë indiferent se nuk voton vetëm për partinë dhe logon, këto do jenë zgjedhje, që rinia do bëjë një ndryshim të madh”, theksoi Gjosha.
Gjosha tha gjatë emisionit “Ilva Now” në Euronews Albania se prej muajsh ka qenë në terren dhe se ka konstatuar “presion të madh ndaj elektoratit” sidomos ndaj punonjësve të administratës publike dhe sipërmarrjes private.
Ish-ministrja Klajda Gjosha shprehet se kryeministri Edi Rama, e ka marrë të gjithë vëmendjen për vete dhe kjo ka bërë që shqiptarët nuk i njohin ministrat në kabinetin.
“Po të flasim për PS, ka sot një problem të madh, pasi qytetarët nuk njohim as ministrat, sepse gjithçka rrotullohet rreth Ramës”, tha ai.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 23:14 Çipa: Një qeverisje e mençur i merr disa nga diaspora dhe u jep vende në administratë!
- 22:22 “Fryma e protestës është kundër kapitalizmit”, Rexhaj: Këto nuk janë kërkesa!
- 21:59 Hitaj: Nëse protesta vazhdon edhe dy javë, PS dhe PD do luftojnë për vendin e dytë në Tiranë
- 21:49 “Kërkoj ndjesë publike, votova ndryshimet kushtetuese të vitit 2008”, flet ish-deputetja
- 21:30 Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar
- 21:23 Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës