Kleana Xhuveli: Kur të fitojmë betejën ligjore, do e kthej mandatin tek i zoti
Kleana Xhuveli, kandidate në listën e mbyllur të koalicionit ‘Nisma Shqipëria Bëhet’, ka bërë të ditur se do të mbajë mandatin e deputetes, pavarësisht faktit që nuk arriti të hyjë në parlament përmes listës së mbyllur.
Në një deklaratë për mediat pas marrjes së mandatit këtë të mërkurë, Xhuveli tha se kjo vendimmarrje buron nga rrethanat aktuale dhe dëshira për të mbështetur misionin e listave të hapura, që janë themeli i lëvizjes së tyre politike.
“Duke qenë se lëvizja jonë ka në themel garën me lista të hapura, zotohem se do ta përfaqësoj me dinjitet mandatin e 80 mijë shqiptarëve. Në ditën që beteja ligjore do ta rikthejë mandatin tek i zoti, tek njeriu më i votuar i lëvizjes tonë, Adriatik Lapaj, unë do të jem aty për të garantuar vijimësinë e këtij procesi,” deklaroi Kleana Xhuveli.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi sot që mandatin e Nismës Shqipëria Bëhet ta marrë kandidatja, Kleana Xhuveli.
Deputetja Xhuveli, që është dhe motra e Adritaik Lapaj ka folur sot për herë të parë për mediat. Ajo tha se hyri në garë për të garantuar listat e hapura. pic.twitter.com/xItp3aahG3— Euronews Albania (@EuronewsAlbania) July 23, 2025
E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
Dyshime për abuzim me fondet, ndalohen drejtoresha e filialit të Postës në Durrës dhe dy punonjëse të tjera
Protesta qytetare në Tiranë, dita e 46-të e tubimit para Kryeministrisë
- 20:52 E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 20:43 Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate
- 20:38 Vuçiç reagon kundra deklaratës së ministres së tij: Ne duhet të jemi për paqe dhe stabilitet, kurrë pastrim etnik, pikë
- 20:29 Dyshime për abuzim me fondet, ndalohen drejtoresha e filialit të Postës në Durrës dhe dy punonjëse të tjera
- 20:17 Abdixhiku pranon Kuvendin e jashtëzakonshëm për shkarkimin e tij, ndërpret negociatat me Kurtin
- 20:16 Berisha: Le t’u shprehim nderimin më të madh atyre dhjetëra mijëra qytetarëve që çdo natë luftojnë me me narko-diktaturën