KLGJ për hartën e re gjyqësore: Drejtësi pa vonesa për të gjithë qytetarët
“Vendimi i sotëm i hap rrugën një procesi i cili synon rritjen e efikasitetit dhe efektshmërisë të gjykatave dhe dhënies së drejtësisë në mënyrë të barabartë e pa vonesa për të gjithë qytetarët”. Kështu e cilëson KLGJ vendimin e sotëm të qeverisë për miratimin e hartës së re gjyqësore.
“Miratimi i hartës së re gjyqësore përmbush jo vetëm një detyrim ligjor, po garanton ndërhyrjen e duhur për rritjen e aksesit në drejtësi dhe siguron marrjen e shpejtë të shërbimeve gjyqësore për publikun. Qytetarët të cilët jetojnë në qytetet ku gjykatat riorganizohen do të vijojnë të marrin shërbimet si më parë nga Zyrat e shërbimeve gjyqësore”, thuhet në njoftim.
Sipas KLGJ-së përmes zbatimit të Hartës së Re Gjyqësore synohet një shpërndarje e ekuilibruar e ngarkesës mes gjykatave dhe gjyqtarëve, përmirësimit të shërbimeve ndaj qytetarëve dhe specializimin e profilizimin e gjyqtarëve.
“Këshilli i Lartë Gjyqësor mbetet i angazhuar për të vijuar bashkëpunimin me Ministrinë e Drejtësisë dhe aktorë të tjerë për të siguruar një plan zbatimi të mirëmenduar që do të mundësojë jetësimin e plotë dhe me sukses te Hartës së Re Gjyqësore dhe të garantojë gjykata funksionale e shërbime e të efektshme për qytetarët”, thuhet më tej.
Lajmi për miratimin e hartës së re gjyqësore u dha mëngjesin e sotëm nga ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja.
Harta e re gjyqësore parashikon në total 13 gjykata të shkallës së parë, 2 gjykatë administrative dhe shkrirjen e gjykatave të apelit në një të vetme.
Kjo është një hartë, e cila nuk pranohet nga avokatët, të cilët kanë bojkotuar seancat.
LEXONI GJITHASHTU:
Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
- 07:51 Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit
- 07:46 Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë
- 07:40 Kina arreston shkencëtarin amerikan që studioi testet bërthamore të Koresë së Veriut, akuzohet për spiunazh
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane
- 07:19 Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren