KLGJ refuzon kërkesën e ILD për shkarkimin e gjyqtarit të Gjirokastrës

18 Prill 2024 | 15:20

Këshilli i Lartë Gjyqësor rrëzoi kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë (ILD) për dhënien e masës disiplinore “Shkarkim nga detyra” për magjistratin Arben Dosti me detyrë gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shkelje të rënda profesionale.

Inspektori i Lartë i Drejtësisë bën me dije përmes një njoftimi se ka përfunduar hetimin disiplinor, bazuar në ankesën e depozituar nga një qytetare pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor në vitin 2019 dhe përcjellë për kompetencë ILD-së, mbi lirimin me kusht nga gjyqtari Dosti të një të dënuari përsëritës në shkelje të ligjit.

“Nga hetimi disiplinor i kryer nga inspektorët e ILD-së, ku përfshihet edhe analiza e 11 vendimeve të dhëna nga gjyqtari në periudhën 2017-2020, provohet se nga ana e magjistratit janë ndërmarrë veprime/mosveprime, të cilat kanë të bëjnë me mosrespektim të nenit 64 të Kodit Penal, 477 të Kodit të Procedurës Penale, si dhe nenit 75 të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve dhe të paraburgosurve” i ndryshuar, mes të tjerash ulja e padrejtë e dënimit, në zbatim të gabuar të ligjit material dhe procedural, duke sjellë përfitim të padrejtë, që është dhe pasoja e drejtpërdrejtë e shkeljes disiplinore. Ushtrimi i pa rregullt i detyrës nga ana e magjistratit ka sjellë pasoja për dhënien e drejtësisë, cënimin  e prestigjit të gjyqtarit dhe humbjen e besimit ndaj tij, si dhe ka cënuar besimin e publikut te drejtësia. Në përfundim të hetimit disiplinor, Inspektori i Lartë i Drejtësisë konkludoi se veprimet/mosveprimet e ndërmarra nga ana e magjistratit A.D. përbëjnë “Shkelje shumë të rëndë disiplinore”, duke diskretituar pozitën dhe figurën e gjyqtarit gjatë ushtrimit të detyrës, dhe i propozoi KLGJ-së masën disiplinore “Shkarkim nga detyra”, kërkesë që u rrëzua nga ky Këshill”, thuhet në njoftimin e ILD.

Edhe Komisioneri Publik ka kërkuar shkarkimin e gjyqtarit Arben Dosti, pasi nuk arrin nivel të besueshëm për pasurinë, figurën dhe profesionalizmin.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës

Këtë të mërkurë nga institucioni i vuajtjes së dënimit të Drenovës lënë qelitë e këtij burgu 60 persona të dënuar për vepra penale të ndryshme...
08:14 | 15/07/2026

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026