“Klienti s’vjen më”, qytetarja: Më iku biznesi, u lag i gjithë mielli për byrekë

3 Nëntor 2023 | 14:45

Si pasojë e reshjeve të shiut, lumi Lana ka dalë nga shtrati duke përmbytur dhe lagjen tek “Pallati me Shigjeta”.

Si pasojë e përmbytjes qarkullimi është bllokuar ndërkohë që disa makina janë prishur për shkak të shiut.

Një nga bizneset në këtë lagje është dëmtuar pasi uji ka hyrë brenda.

Pronarja e biznesit shprehet se është hera e parë që e sheh Tiranën në këtë gjendje, ndërsa tha se i është lagur mielli, me të cilin bënte dhe byrekë.

“Është hera e parë. Paguaj lekët dhe ja ku është situata. U lag mielli e gjitha. Klienti s’te vjen më të blejë. Bëj byreqe. Nuk po menaxhohet situata. Janë lagur të gjitha. E kam pastruar pak. Nuk më ka ndodhur asnjëherë kështu. Kam 9 vite që punojë këtu. Ku shkojnë lekët tona. E kam me qira. Paguajmë dhe taksa”-tha ajo.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama prezent në Parlament, protestuesit nuk shkojnë drejt bulevardit! Marshojnë drejt Kuvendit

Qytetarët edhe këtë të enjte kanë vijuar protestën e tyre ndërsa regjistrohet dita e 19-të. Ndryshe nga ditët e tjera, ata nuk kanë marshuar drejt...
19:23 | 18/06/2026

Jetojnë në një ish-kazermë, familja nga Peqini apel për strehë

Mes varfërisë, sëmundjes dhe pamundësisë për të siguruar një strehë të denjë, familja Hoxha nga Peqini po jeton prej vitesh një dramë të heshtur. Për...
19:22 | 18/06/2026

Zjarr pranë një reparti ushtarak në Gjirokastër, policia shoqëron çobanin e bagëtive

Një vatër zjarri u regjistruar pasditen e sotme pranë një reparti ushtarak në fshatin Arshi Lengo, Gjirokastër. Shërbimi Zjarrfikës u njoftua për një zjarr të...
19:21 | 18/06/2026