‘Kliko për t’u Lutur’, Vatikani prezanton aplikacionin e lutjes për besimtarët
Punonjësit e Vatikanit ndaluan të martën qytetarët në rrugët e Romës për t’i prezantuar me aplikacionin “Kliko për t’u Lutur”, me shpresën se do të ofrojnë një eksperiencë më të mirë përmes lutjes digjitale.
Shtatë zyrtarë të selisë së shenjtë, mes të cilëve një kardinal dhe 2 priftërinj, mbajtën edhe një konferencë shtypi për të ilustruar aplikacionin “Kliko për t’u Lutur”, i përmirësuar që nga lançimi i tij i parë në vitin 2016.
Gazetarëve iu tregua një video me funksionet e aplikacionit, përfshirë një agjendë personale lutjeje, që u mundëson përdoruesve të konfigurojnë momentet e lutjes për çdo ditë dhe të kujtohen se për një moment bota duhet të ndalet.
“Lutja për njëri-tjetrin nuk është humbje kohe, sikurse mendojmë ndonjëherë. Po ashtu nuk është humbje kohe të qëndrosh në heshtje pranë dikujt që është i sëmurë. Lutja është bimë në errësirën e Tokës, që i lëshon frutat atëherë kur është mirë”, u shpreh Frederic Fornos, nga Vatikani.
Aplikacioni, në 6 gjuhë perëndimore dhe atë kineze, u jep përdoruesve një shumëllojshmëri qëllimesh për të cilat ata mund të luten bashkë me Papa Françeskun, si për shembull paqja në disa rajone të botës.
Gjithashtu, ai ofron një “shkollë lutjeje”, për ata që hasin vështirësi në fillim, si dhe një opsion për të kryer lutje në grup.
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës