Klodiana Spahiu: Mandatin e 8-të në Durrës e kemi të sigurt, po luftojmë për mandatin e 9-të
Deputetja e Partisë Socialiste, njëkohësisht kandidate e PS në qarkun e Durrësit, Klodiana Spahiu tha gjatë një interviste për emisionin “Ilva Now”, në Euronews Albania se sipas parashikimeve të subjektit që ajo përfaqëson, mandati i 8-të në këtë qark është i sigurt, ndërsa po luftojnë për mandatin e 9-të.
“Pritshmëria për qarkun e Durrësit na bën të sigurt për mandatin e 8-të dhe po luftojmë për mandatin e 9-të”, u shpreh kandidatja për qarkun e Durrësit.
E pyetur për objeksionet që ka shprehur opozita në lidhje tre kandidatë të listave të PS, përkatësisht Jurgis Cyrbja, Ilir Ndraxhi dhe Rrahman Rraja, Klodiana Spahiu tha se janë organet kompetente të drejtësisë që gjykojnë statusin e këtyre kandidatëve dhe jo opozita. Ajo shtoi se të tre këta kandidatë kanë marrë vlerësim maksimal në zonën nga ku ata vijnë por edhe nga elektorati që përfaqësojnë.
“Këto tre kandidatë kanë një vlerësim maksimal nga zona ku ata vijnë, ose nga zëri i elektoratit që përfaqësojnë dhe kjo u vërtetua nga votimi i brendshëm me platformën “deputeti që duam”. Ne tashmë kemi një ligj dekriminalizimi për të pasur një parlament me figura dinjitoze. Përderisa asnjë nga këta kandidat nuk ka një akuzë direkte nga organet kompetente, do të thoja të mos merremi me fjalë”, tha znj Spahiu.
Kandidatja për qarkun e Durrësit tha se e ka përballuar “baltën e politikës” dhe nuk është dorëzuar vetëm për hir të këtij mandati, pasi do që t’u qëndrojë pranë qytetarëve të Durrësit që po vuajnë ende pasojat e tërmetit të rëndë.
“Nuk i shmangesh dot baltës që ka brenda politika shqiptare. Një nga shkaqet pse nuk u dorëzova është pikërisht ky mandat, e vetmja gjë që më ka mbajtur shumë fort në këtë mandat është dëshira e madhe për t’u qëndruar pranë atyre njerëzve që kanë shumë nevojë”, u shpreh Klodiana Spahiu.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania