Klosi: Zgjedhja e strukturave të partisë do të jetë e ndarë në disa faza! Do të zhvillohet nga 21 marsi-30 qershor
Sekretari i përgjithshëm i PS, Blendi Klosi gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Asamblesë së Partisë Socialiste prezantoi ndër të tjera detyrat dhe objektivat për riorganizimin e brendshëm dhe zgjerimi i partisë.
Klosi theksoi rëndësinë e ndjekjes dhe raportimit të procesit zgjedhor në çdo organizatë, si dhe rritjen e angazhimit me të rinjtë dhe shtimin e anëtarësimeve të reja. Sipas tij, procesi i zgjedhjeve në strukturat e partisë do të zhvillohet në periudhën 21 mars- 30 qershor, i ndarë në disa faza të cilat ai i shpjegoi.
“Pas zgjedhjeve parlamentare, vjen zgjedhja e strukturave të partisë, me fokus të qartë te konsolidimi i organizatës. Zgjerimi i anëtarësisë për përzgjedhjen më cilësore të drejtuesve vendorë dhe ristrukturimi i partisë në terren, si dhe krijimi i strukturave tona në diasporë.
Të gjithë anëtarët e Asamblesë Kombëtare do të shpërndahen në të gjitha organizatat socialiste nga sot deri më 12 qershor. Zgjedhja e strukturave vendore do të zhvillohet nga 21 marsi deri më 30 qershor dhe kjo periudhë do të jetë e ndarë në disa segmente.
Nga sot deri më 16 prill do të bëhet njohja dhe analiza e çdo organizate. Nga 16 prilli deri më 13 maj do të mbahen zgjedhjet në organizatat socialiste. Nga 16 maji deri më 12 qershor do të mbahen zgjedhjet e kryetarëve në bashki. Pas 12 qershorit deri më 30 qershor do të bëhet konstituimi i organeve tona lokale”, tha ai.
Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)
Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti
“Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile
- 22:30 Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)
- 22:25 Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti
- 22:03 “Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile
- 21:41 “Më erdhi keq për çfarë ndodhi”, Erla zbulon bisedën me Shehajn që bëri me punonjësen e Kuvendit
- 21:19 “Pushteti do të krijojë idenë e një proteste të dhunshme”, gazetari Stafa: Dhuna jo proporcionale
- 21:00 Trump të martën do të presë Zelenskyyn dhe Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë, do të zhvillojë takime të ndara