‘Klubi më tradhtoi’, Manchester United reagon pas akuzave të Cristiano Ronaldos
Manchester United ka reaguar pas një interviste të Cristiano Ronaldos, ku hodhi akuza në drejtim të klubit anglez, duke thënë se ndihej i tradhtuar dhe se nuk kishte respekt për trajnerin Erik ten Hag.
Përmes një komunikate zyrtare, skuadra bëri të ditur se do të marrë në konsideratë përgjigjet e 37-vjeçarit portugez, sapo të saktësohen faktet e plota.
“Manchester United është në dijeni të një shpërthimi mediatik në lidhje me një intervistë të Cristiano Ronaldos. Klubi do të shqyrtojë përgjigjen e tij pasi të jenë vërtetuar faktet e plota.
Fokusi ynë mbetet në përgatitjet për gjysmën e dytë të sezonit dhe vazhdimin e ecurisë, besimit dhe bashkimit që po ndërtohet mes lojtarëve, trajnerit, stafit dhe tifozëve.”, thuhet në komunikatë.
Ronaldo po kalon një moment jo të mirë tek skuadra e Manchester United. Deklaratat e bëra nga portugezi, i hapin rrugë largimit të tij në muajin janar.
ℹ️ Club statement.#MUFC
— Manchester United (@ManUtd) November 14, 2022
LEXONI GJITHASHTU
Scaloni: Nuk duhet ta ngatërrojmë politikën me futbollin
“Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës
Mbappe nuk arrin finalen e Kupës së Botës, por mbetet në garën e “Këpucës së Artë”
- 12:40 Gjendet e vdekur një foshnje në një festival në Miçigan, FBI shpërblim prej 15,000 dollarësh për identifikimin e autorëve
- 12:28 Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
- 12:25 SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa
- 12:17 Spanja dhe Gjibraltari festojnë rënien e gardhit kufitar pas nënshkrimit të ‘marrëveshjes historike’
- 12:13 Mbi 140 tifozë të arrestuar në Paris pas gjysmëfinales së Kupës së Botës Francë-Spanjë
- 11:57 Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë