KMSH reagon për Euronews Albania: Nuk e kemi ftuar ne predikuesin Imran Hosein
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka sqaruar pas interesimit të emisionit “Review” në Euronews Albania se predikuesi i njohur fetar Imran Hosein nuk ka asnjë lidhje me KMSH dhe nuk është ftuar për asnjë aktivitet, ligjëratë apo vizitë zyrtare nga ky komunitet.
Në reagimin ekskluziv për Euronews, KMSH thekson se nuk ka informacion mbi arsyet e vizitës së Hosein apo mbi vendimin e autoriteteve për ndalimin e tij në vendin tonë.
Në reagimin për “Review”, KMSH thotë se për çdo sqarim të mëtejshëm duhet ti drejtoheni autoriteteve të sigurisë dhe institucioneve përkatëse.
Sipas informacioneve paraprake, predikuesi i njohur fetar u ndalua nga policia kufitare në Rinas, pasi autoritetet e sigurisë dispononin të dhëna që e lidhin me veprimtari të mundshme terroriste.
Imran Hosein kishte planifikuar një vizitë me karakter fetar në Shqipëri, por pas verifikimeve të kryera, u vendos që ai të mos lejohet të hyjë në territorin shqiptar.
LEXONI GJITHASHTU:
Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar
Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës
Policia shpëton dy turiste holandeze të bllokuara në Shpellën e Pëllumbasit (VIDEO)
- 08:19 Meloni dhe Trump, një grindje shumë publike që po rezulton shumë e vështirë për t’u rregulluar
- 08:16 Bilanci tragjik i tërmeteve në Venezunelë deri tani: 920 viktima dhe 3360 të plagosur
- 08:09 SHBA nis sulme ajrore ndaj Iranit, Trump: Goditën me dron anijet në Ngushticën e Hormuzit
- 23:14 Çipa: Një qeverisje e mençur i merr disa nga diaspora dhe u jep vende në administratë!
- 22:22 “Fryma e protestës është kundër kapitalizmit”, Rexhaj: Këto nuk janë kërkesa!
- 21:59 Hitaj: Nëse protesta vazhdon edhe dy javë, PS dhe PD do luftojnë për vendin e dytë në Tiranë