English

Koalicioni opozitar, PAA në listë me PD-në, Agron Duka kandidat në Durrës

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Partia e parë që duket se e ka mbyllur marrëveshjen e koalicionit me Partinë Demokratike është Partia Agrare Ambientaliste (PAA).

- Advertisement -

Sipas marrëveshjes së dakordësuar me PD, kjo parti do të ketë kandidatët e vetë në 12 qarqe në listën e koalicionit.

Kryetari i saj Agron Duka do të jetë kandidat në Durrës ne listën e vendeve të sigurta, ndërsa emrat në 11 qarqet e tjerë do të jenë më poshtë në listë. Këtë gjë e ka konfirmuar vetë Duka për Euronews Albania.

Koalicioni opozitar do të dalë kështu me dy lista në zgjedhjet e 25 prillit. LSI me listën e vet, ndërsa PD do të dalë në një listë me disa nga aleatët e saj historikë. Gjatë ditëve në vijim, pritet që PD të dakordësojë marrëveshjet edhe me partitë e tjera.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

SPAK mbush 5 vite, si e vlerësoni punën e Prokurorisë së Posaçme?