“Kobra i qëlloi pabesisht”- Familjari rrëfen dinamikën e vrasjes në lokalin e natës

5 Janar 2023 | 15:36

Dëshmi të reja kanë dalë në dritë në lidhje me vrasjen e 31-vjeçarit nga Kukësi Visart Cengu, i cili u ekzekutua në lokalin Kobra City në qytetin e Prizrenit.

Personat të cilët ishin ulur në tavolinë me viktimën, miqtë e tij Arben Basha dhe Rufgen Shehu kanë zbuluar dinamikën e krimit të rëndë.

Një familjar i dy të rinjve, ka rrëfyer kronologjinë e vrasjes së 31 vjeçarit dhe plagosjes së Rufgan Shehut.

Ai tha se sherri ka nisur për pagesën e faturës dhe se 31-vjeçari u qëllua pabesisht nga mbrapa në parking, nga pronari i lokalit Dibran Hoxha, i njohur ndryshe si Kobra.

“Janë zënë për një faturë 100 Euro. Këta (tre djemtë) thoshin janë shumë. Këtu ka nisur sherri. Janë rrahur dhe ai “Kobra” doli pabesisht dhe i qëlloi. Ata nuk kanë qëndruar në lokalin “Kobra” për darkë, por pasi janë kthyer nga darka në një tjetër lokal kanë kaluar aty dhe kanë ndaluar për të pirë një birrë.

E pimë, s’e pimë ndonjë birrë, kot këmbëngulën. Qëndruan vetëm 5 minuta. Janë ngatërruar për faturën në fund. Janë zënë brenda dhe dolën për të ikur. Më pas ai (Kobra) i qëlloi pabesisht në momentin që po iknin. Përplasja ishte me personelin më pas “Kobra” i qëlloi te parkingu kur po iknin. Mbyllën dyert e makinës dhe tentuan të iknin, ai i ndoqi dhe i qëlloi. Nuk kanë pasur asnjë konflikt tjetër”, -tha familjari i dy personave që arritën që të shpëtonin.

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026