Koçiu: Shtohet lista e medikamenteve të rimbursueshme dhe e fishave të diabetit
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, ka thënë se në vendimet e qeverisë së marra ditën e sotme, njëri prej tyre ka të bëjë me miratimin e barnave të rimbursueshme për pacientët që vuajnë nga patologji të ndryshme.
Koçiu tha se aktualisht janë 1191 medikamente të rimbursueshme dhe kësaj liste do i shtohen edhe 50 medikamente të tjera.
Ajo tha gjithashtu se një tjetër vendim u mor për shtrirjen e fashave të diabetit për një kategori më të gjerë të qytetarëve.
“Një vendim i qeverisë lidhet me miratimin e barnave të rimbursueshme për pacientët që vuajnë nga patologji të ndryshme. Aktualisht kemi 1191 medikamente të rimbursueshme. Kësaj liste i shtohen edhe 50 medikamente të tjera.
Po ashtu shtrirjen e fishave të diabetit për një kategori më të gjerë të qytetarëve. Deri më sot ne rimbursojmë fishat e diabetit për të gjithë pacientët që vuajnë nga sëmundje diabetike dhe nga sëmundja për të matur gliceminë. Sot kemi shtuar edhe më shumë këtë fashë të mbulimit. Shtojmë edhe dy target grupe, invalidët e punës dhe personat me aftësi të kufizuar”, tha Koçiu.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta