Kodi i Ri Zgjedhor, Kristaq Kume: Faktor për gjenerimin e situatave të papëlqyeshme në procesin zgjedhor

6 Tetor 2020 | 07:47

Konstitucionalisti Kristaq Kume në një intervistë për Euronews Albania foli për ndryshimet në Kodin e Ri Zgjedhor, ku theksoi se kjo është hera e parë që këto ndryshime bëhen pa dakordësinë e të dyja palëve.

Në vlerësimin e tij, votimi i të hënës mund të jetë faktor për gjenerimin e situatave të papëlqyeshme në procesin zgjedhor.

Sa i përket mirëfunksionimit të listave të hapura, z. Kume theksoi se nuk i konsideron si një ndryshim i cili mund të sjellë benefite.

“Mundësitë për të pasur në Kuvendin e Shqipërisë kandidatë që do të vijnë aty nga votat preferenciale të zgjedhësve shqiptar janë shumë të vogla”, – tha ai.

I pyetur për qëndrimin e tij për pragun i cili sipas mazhorancës ju jep mundësi partive të vogla të futen sërish në parlament, Kristaq Kume theksoi se nuk është ajo forma e duhur se si duhet bërë një prag kombëtar.

Sipas tij, ky është thjesht një largim i partive të vogla nga kuvendi për interesa personale e nuk duhet bërë si ‘kungulleshka’ por duhet bërë mbi bazën e një analize.

“Vendosja e pragut kombëtar ashtu siç e kërkon tani kushtetuta e ndryshuar është në fund të fundit një vendimmarrje që merret mbi bazën e asaj çka klasa politike parashikon që të realizojë zhvillime të mëtejshme në strukturën politike të vendit”, – tha konstitucionalisti.

Vendosja e pragut 1% sot në Shqipëri do të thotë, nëse marrim parasysh pjesëmarrjen e votuesve në zgjedhjet e vitit 2017, një parti që të futet në përllogaritje për ndarjen e mandateve do t’i duhet që të marrë jo më pak se 16 mijë vota në nivel vendi”, – shtoi Kume, teksa tha se sipas mendimit të tij duke u bazuar dhe në zgjedhjet e kaluara këtë prag mund ta kalojë vetëm një parti.

Sipas z. Kume, vendosja e pragut 1% do ta bëjë legjitime hyrjen në tregun politik të një partie të re dhe për këtë arsye në këtë aspekt, ai e vlerëson pragun si një zgjidhje pozitive.

Së fundmi parë nga një këndvështrim tjetër, pragu mund të shihet dhe thjesht si një mundësi që Partia Socialiste po i jep vetes, PD-së dhe LSI-së për t’u lehtësuar nga efekti që mund të sjellin partitë e vogla në garën elektorale.

 

Lexoni gjithashtu: 

Si votuan deputetët për Kodin e ri Zgjedhor, kush ishte kundër

Votimi i Kodit Zgjedhor, Aleksandër Çipa tregon dy efektet e menjëhershme në sferën politike

Pas debatesh të ashpra, miratohet në parlament Kodi i ri Zgjedhor

Votimi i Kodit të ri Zgjedhor, SHBA-ja mesazh të qartë palëve politike

Pas SHBA, edhe Mbretëria e Bashkuar kritikon mungesën e konsensusit për Kodin Zgjedhor

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026