Kodi i ri Zgjedhor, Paloka i bindur për ndëshkimin me votë të Ramës në zgjedhje

6 Tetor 2020 | 10:46

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka tha për Euronews Albania se me miratimin e njëanshëm të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor një ditë më parë, kryeministri Edi Rama ka shkelur jo vetëm traditën 30- vjeçare ku asnjëherë Kodi Zgjedhor nuk është ndryshuar pa konsensus, por nga ana tjetër ka shkelur edhe marrëveshjet që ka firmosur vetë.

Sipas tij, akti i djeshëm do të ketë pasoja shumë të rënda për vendin, e para nga të cilat është mos hapja e negociatave me Bashkimin Europian.

“Me aktin e djeshëm është shkelur më shumë se marrëveshja e 5 qershorit. Kodi Zgjedhor nuk është ndryshuar kurrë nga vetëm njëra prej palëve. Veç traditës së 30 viteve kemi edhe marrëveshjet që i ka firmosur vetë. Dhe kjo nis që nga marrëveshja e vitit 2017.

Dy pika të marrëveshjes së 14 janarit thonë që asnjë akt ligjor s’do të kalojë në parlament pas konsensusin e të gjitha palëve në këshill politik dhe së dyti, për çdo mosmarrëveshje duhet t’i drejtohemi OSB/ODIHR. Pas kësaj pasojat për Shqipërinë do të jenë shumë rënda. Nuk bëhet më fjalë për hapjen e negociatave, por kemi bërë hapa prapa.

Dje BE ka marrë vendimin që nga janari shqiptarët do të duhet t’u kthehen vizave”, tha nënkryetari i PD.

I pyetur lidhur aksionin e radhës të PD tashmë që u vu përballë aktit të kryer kur ndryshimet kushtetuese u miratuan në kuvend, numri 2 i PD tha se strategjia që do të ndjekë opozita do të vendoset hap pas hapi ndërsa u shpreh i bindur se më 25 prill, pakënaqësia ndaj qeverisë së tij ‘do t’i thyejë brinjët Edi Ramës, me votë’.

“Ajo që do të bëjë opozita është që do t’i thyejë brinjët Ramës. Ne do t’ia thyejmë brinjët me votë, por nëse ai vazhdon t’i shkojë më tej kësaj aventure me manipulime të tjera, atë thyerjen e brinjëve mund t’ia bëjmë edhe në kuptimin e parë të fjalës.

Ajo që do të bëjmë ne është se ne do organizohemi dhe këtë urrejtje që njerëzit kanë për Ramën do t’i shtojmë shpresën e të ardhmes që jep opozita dhe në 25 prill këtij njeriu ne, të majtë të djathë, qytetarë të këtij vendi që kemi parë dhe po vuajmë gjithë të zezat që i ka sjellë vendit më 25 prill do t’i thyejmë  brinjët. Strategjinë do ta vendosim si opozitë hap pas hapi, në mënyrë që të mos humbim asnjë votë nga ëkto tentativa të dëshpëruara që po bën Rama”, tha z. Paloka.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026