Votimi i Kodit të ri Zgjedhor, Basha dhe Kryemadhi akuza kryeministrit Rama

5 Tetor 2020 | 12:38

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e konsideroi “akt anti-kushtetues” që “shkatërron konsensusin e 5 qershorit” dhe “godet rëndë integrimin evropian” ndryshimin e ri të Kodit Zgjedhor sipas propozimeve të shumicës socialiste.

Përmes një postimi në Twitter, Basha tha se “Rama hodhi hapin e fundit drejt greminës”.

“Ai nuk do t’i marrë me vete Shqipërinë dhe shqiptarët. Asgjë nuk e shpëton dot atë nga humbja dhe ndëshkimi që e pret!,” – u shpreh kryetari i PD-së.

Pas miratimit të Kodit të ri Zgjedhor ka reaguar edhe kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi. Përmes një deklarate për mediat, e para e LSI-së u shpreh se kryeministri Rama nuk pranoi të hapte listat zgjedhore pasi ka frikë nga verdikti i popullit.

Ajo thotë më tej se veprimi i sotëm në Parlament (votimi i Kodit të ri Zgjedhor) e distancon Shqipërinë dhe shqiptarët nga rruga europiane.

“Frikacaku tregoi dhe njëherë që ka frikë nga populli i tij, ka frikë nga verdikti i popullit të tij, frikacaku tregoi dhe njëherë që ka frikë nga partia e tij dhe mbi të gjitha ka frikë nga vota e lirë e shqiptarëve. Ai jo vetëm sot nuk hapi listat për qytetarët shqiptarë, por përkundrazi i bunkerizoi ato për të larguar njëherë e përgjithmonë dhe për të distancuar Shqipërinë nga integrimi europian dhe sidomos shqiptarët nga Europa”, tha Kryemadhi.

Lexoni gjithashtu: 

Parlamenti miraton KQZ-në e re, Ilirjan Celibashi zgjidhet kryetar

Pas debatesh të ashpra, miratohet në parlament Kodi i ri Zgjedhor

Ndryshimet e Kodit Zgjedhor, Rama: Koalicionet s’mund të jenë kope, sot ne do t’i qytetërojmë

Rudina Hajdari bllokon foltoren e Kuvendit: Ndërpriteni këtë seancë të turpshme, po mashtroni shqiptarët siç bëtë 30 vjet

Ndryshimet në kodin zgjedhor, Gjiknuri: Modeli ynë korrigjon çdo anomali, asnjë parti s’meriton fonde publike nëse nuk merr 1 % të votave

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026