“Kodi Penal ka mangësi”, gazetarja Çela: Dënohen dhe vajzat që shfrytëzohen
Gazetarja Lindita Çela u shpreh se qendrat e masazhit që përdoren dhe si vende për të zhvilluar prostitucionin, nuk i sheh si mosfunksionim të ligjit, shtetit apo policisë.
Sipas saj ky është një fenomen që mund të frenohet nëse çdo institucion kryen detyrën e tij.
Çela tha për “SOT” në Euronews Albania se ka bindjen absolute se pas çdo vajze fshihet një tutor.
“Nuk ka një vajzë që pranon të ushtrojë këto lloj profesioni, në thonjëza, nëse nuk ka një tutor nga pas,” – u shpreh gazetarja.
Në gjykimin e saj kodi penal ka mangësi sa i takon kësaj problematike. Ligji, sipas Çelës nuk jep asistencën e duhur për këto vajza, duke konsideruar këtu 4 mijë lekë dhe faktin që në kartelë shënohet që paratë jepen për këtë çështje.
Gazetarja theksoi se duhet diskutuar fillimisht sistemi i drejtësisë, që ndonjëherë dënon dhe vajzat që shfrytëzohen, që më pas të diskutohet për legalizimin e prostitucionit.
LEXONI GJITHASHTU:
‘1 milion euro xhiro në ditë’, gazetari: Vis Martinaj fitime kolosale me bastet
Kush po publikon fotot e Vis Martinajt, gazetari: Jemi në fazën e mitizimit
Balluku: Heqja e fashës 800 kwh për tetorin, falë qytetarëve
- 19:54 Trump: Sanksionet ndaj Rusisë mund të zgjerohen, do të synojmë edhe Iranin dhe Hezbollahun
- 19:49 Si jepen komentet negative ndaj bizneseve? Eksperti: Ja si paguhen “bot”-et elektronike
- 19:46 Si është prishur armëpushimi SHBA-Iran gjatë javëve të fundit
- 19:40 Dita e 45-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”
- 19:33 Skandali në familjen mbretërore norvegjeze! Djali i Princeshës së Kurorës lirohet nga burgu, do të qëndrojë në arrest shtëpie
- 19:25 Aksident i rëndë në Cërrik, makinat përplasen “kokë më kokë”! Rregjistrohen dy viktima