Gjylameti: Koalicionet jo ‘merak’ i PS, Sejamini: Çështje që ndikon në zgjedhje

29 Shtator 2020 | 18:10

Deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti duke folur për debatin mazhorancë-opozitë për çështjen e koalicioneve dhe listave, thotë se në fund për fituesin e zgjedhjeve do të vendosin votuesit dhe jo sistemi.

Sipas saj, çështja e ndalimit të koalicioneve parazgjedhore nuk është “merak” i PS por një realitet që diktohet nga ndryshimet në Kushtetutë. Znj. Gjylameti tha më tej se, të gjitha propozimet janë në tryezën e Komisionit të Ligjeve.

“Në fund të ditës çdo votues interesohet për përfaqësimin dhe jo për sistemin. Është bërë një hap shumë i madh për votën preferenciale. Çdo votues nuk do të zgjedhë vetëm forcat politike por edhe përfaqësuesin. Vota preferenciale u jep mundësinë që të ndryshojë renditjen nëse nuk u pëlqen ajo renditje”, deklaroi deputetja e PS-së.

“Në fund të ditës e ka shumë herë më të rëndësishëm personin që do ta përfaqësojë në Parlament se sa sistemi… si Parti Socialiste kemi treguar se kemi lëshuar shumë, për mua është më shumë e rëndësishme si grua në politikë të kemi 30 përqindëshin e kuotës gjinore si arritje e madhe dhe procesi duhet të jetë i gjithpranuar dhe fakti që qytetarët të kenë përfaqësim të mirë dhe me integritet të listave,” – u shpreh Gjylameti.

Pyetur nëse do të pranojnë socialistët të ndryshojnë propozimin e bërë për listat dhe koalicionet, Gjylameti theksoi se “në fund ka rëndësi të triumfohet kompromisi”.

“Në fund do të triumfojë ajo që kërkohet, konsensusi, në këtë aspekt do të diskutohet për të arritur më të mirën, është bërë hap i madh dhe pozitiv vota preferenciale, nuk besoj se versioni socialist është i vështirë për qytetarët, besoj se vota preferenciale u jep mundësi qytetarëve të votojnë atë që duan ndryshe nga lista e partisë,” – u shpreh Gjylameti.

Sipas analistit Neritan Sejamini socialistët janë të gatshëm të lëshojnë modalitetin e listave zgjedhore por të mos heqin dorë nga mënyra e propozuar prej tyre të koalicioneve parazgjedhore. Z. Sejamini shtoi më tej se, shikon se PS do të jetë e gatshme të bëjë lëshime për çështjen e listave por nuk do të pranojë që të lejojë koalicion me lista të veçanta pasi sipas tij kjo sjell direkt ndikim në rezultatin e zgjedhjeve.

“Interesi i PS është që të mos ketë koalicion me lista të veçanta. Çështja e listave është çështje e demokracisë së brendshme në thelb nuk është çështje që ndikon në rezultati je zgjedhjeve, kurse çështja e koalicioneve ndikon direkt në rezultatin e zgjedhjeve. PS është e gatshme të lëshoi listat për koalicione”, tha z. Sejamini.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021