Kodi zgjedhor, Rama: Presidenti bën mirë ta firmosë ose ta kthejë sa më parë, ne do ta votojmë po njësoj
Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot mbledhjen e përjavshme me shtabin elektoral në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Në një deklaratë të shkurtër për mediat jashtë ambienteve të selisë se PS, kryeministri u shpreh i vendosur se ndryshimet në kodin zgjedhor do të votohen siç janë, pa asnjë ndryshim, edhe nëse ligji kthehet nga presidenti.
Ai i kërkoi kreut të shtetit ta firmosë ose ta kthejë sa më parë në mënyrë që të vazhdojë implementimi i kodit të ri zgjedhor.
“Presidenti ta firmosë ose ta kthejë sa më parë që të nis implementimi sepse koha që duhet për implementim është e shtrënguar dhe ne do ta votojë fiks siç e kemi votuar”, tha kryeministri Edi Rama, teksa u shpreh se nuk ka asnjë dijeni për ndonjë plan me 5 pika, kur u pyet për propozimin e kryedemokratit Lulzim Basha.
Një javë më parë Kuvendi miratoi ndryshimet në kodin zgjedhore pas një seancë të mbushur me debate dhe tension mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës.
Kodi i ri u votua me 97 vota pro, nga 84 vota që nevojiteshin për ta miratuar atë. 15 deputetë votuan kundër, ndërsa 5 abstenuan.
Opozita, por edhe presidenti i republikës janë shprehur kundër ndryshimeve në kodin zgjedhor, që sipas tyre janë në shkelje të hapur të marrëveshjes së 5 qershori,t e arritur mes mazhorancës dhe opozitës në këshill politik.
Pak minuta pas mbledhjes së shtabit elektoral, kreu i qeverisë zhvilloi një mbledhje me grupin parlamentar të Partisë Socialiste.
Burime për Euronews Albania nga mbledhja e grupit parlamentar socialist bëjnë me dije se fokusi është vendosur tek puna në terren e deputetëve. Kreu i PS ka kërkuar angazhim maksimal nga të gjithë deputetët në zonat e tyre të cilëve u është kërkuar të punojnë me takime në terren.
Po ashtu, në mbledhje është diskutuar edhe për axhendën parlamentare
Mbledhja sot është zhvilluar vetëm me deputetët socialistë të 4 komisioneve.
Lexoni gjithashtu:
Meta dhe Rama replika me fyerje pas akuzave për lidhje me krimin
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta