“Koha do ta tregojë”, Trump del për herë të parë pas zgjedhjeve, vaksina kryefjala e fjalimit

14 Nëntor 2020 | 16:35

Donald Trump është shfaqur për herë të parë në publik që pas rezultateve të zgjedhjeve presidenciale. Në 3 muajt e fundit, Trump do të jetë një president në largim, pasi postin do ta marrë Joe Biden.

Megjithatë, presidenti momental vazhdon të akuzojë se votat kanë qenë të manipuluara dhe se koha do ta tregojë se si do të vejnë gjërat në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Kjo administrate nuk do të shkojë drejt një karantinimi. Shpresojmë, se çfarë do të ndodhë në të ardhmen, me kush e di se cilën administrate qeverisëse, besoj se koha do ta tregojë. Megjithatë, vendi nuk do të karantinohet”, tha Donald Trump.

Kryefjala e fjalimit të Trump ishte situata e pandemisë se COVID-19, ku ai insistoi se pavarësisht masave që Joe Biden ka premtuar se do të marrë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do të shkojnë deri në një karantinim.

Gjithashtu, presidenti aktual përgëzoi mënyrën se si vendi i është kundërpërgjigjur virusit dhe se një vaksinë nga administrata e tij do të jetë gati së shpejti. Megjithatë, asnjë e dhënë për këtë vaksinë nuk është bërë publike dhe akoma nuk dihet se cili është efektiviteti I tij.   

Ndërkohë, rritja e numrit të rasteve me të infektuar në Shtetet e Bashkuara duket të ketë arritur një rekord të ri me 100.000 raste në ditë. Kjo e vështirëson edhe më shumë menaxhimin e pandemisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026