Koha për Krishtlindje! Në qytetet italiane zbukurimet mirëpresin qytetarë e turistë

4 Dhjetor 2022 | 13:06

Siç ndodh çdo vit më 3 dhjetor, përmes një ceremonie në sheshin ‘Shën Pjetër’ të Vatikanit u instalua skena që risjell në kujtesë lindjen e Krishtit. E po ashtu u ndezën dritat e pemës madhështore.

Në këtë aktivitet morën pjesë delegacione nga rajonet që këtë vit dhuruan pemën dhe pjesët e skenës.

Skena e Lindjes së Krishtit u dha nga qyteti i Friuli në Venecia, ku ende sot ekziston një traditë e vjetër e gdhendjes së drurit.

Pema e Krishtlindjes, një bredh i argjendtë, është dhuratë nga qyteti Rosello në Abruzzo.

Ceremonia e Ndriçimit të Pemës së Krishtlindjes në Betlehem u organizua  nga Bashkia Betlehem nën kujdesin e veçantë të presidentit të Palestinës, Mahmud Abbas.

Tregu historik i Krishtlindjeve në Bolzano, për herë të parë pas dy viteve nisi pa kufizimet e COVID-19.

Mbi 700 mijë njerëz argëtohen çdo vit duke shëtitur nëpër rreth 80 shtëpi tradicionale prej druri me ngjyra, ku mund të gjeni dekorime origjinale të pemës së Krishtlindjes, objekte të punuara me dorë prej druri, qelqi ose qeramike, si dhe ushqime të shijshme të përgatitura sipas traditës së Tirolit të Jugut.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona

Katër persona humbën jetën të enjten pas një aksidenti të një aeroplani të vogël pranë qytetit Medulin në Istria, në bregdetin e Kroacisë. “Sipas informacionit që...
14:50 | 04/06/2026

11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik

Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës së kaluar si pjesë e Misionit të Patrullimit Ajror Baltik të NATO-s, tha të enjten zëdhënësi...
14:27 | 04/06/2026

11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë

Njëmbëdhjetë shtete anëtare të BE-së i kanë kërkuar Komisionit Evropian të vendosë kufizime më të rrepta dhe detyruese për vizat Shengen për qytetarët rusë, duke...
14:22 | 04/06/2026