‘Koha të japësh llogari’, Basha i ashpër me Ramën: Po dëmton interesat kombëtare

11 Nëntor 2020 | 16:08

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Rama, ku ky i fundit i ka kërkuar sqarim publik liderit të selisë blu mbi kontributin që ka pasur në raportin e Dick Martyt.

Me anë të një video-mesazhi, kreyedemokrati thotë se Rama po përhap gënjeshtra monstruoze, të cilat sipas tij kanë si qëllim të shpërqendrojnë vëmendjen nga dështimet e qeverisë. Kreu i PD-së tha se Rama ka dështuar në menaxhimin e pandemisë së Covid-19. 

“Rama duhet të të vijë turp nga vetja. Ne vend që të luftosh Covidin, në vend që të marrësh masa për të shpëtuar ekonominë, në vend që të ndihmosh qytetarët, ti po përhap gënjeshtra monstruoze kundër meje. Harxhon gjithë kohën  për të përhapur gënjeshtra, në vend që të shpëtosh jetën e qytetarëve.Unë jam mësuar të dëgjoj gënjeshtra nga ti, sepse ti nuk je në gjendje të mbash asnjë premtim të vetëm. E vetmja gjë që bën është shkatërrimi i ekonomisë dhe i ta ardhmes tonë. Ndërkohë që merresh me vizatime dhe nuk shkulesh nga instagrami, unë e kam vënë tërë jetën time në shërbim të vendit për Shqipërinë, për shqiptarët, për pavarësinë e Kosovës.

Ti nuk më bën dot moral për patriotizëm. Ti nuk më mëson dot mua se çfarë është besnikëria ndaj Shqipërisë. Edhe sot me gënjeshtra, mashtrime, dhe verimet e tua, ti dëmton Shqipërinë, dëmton Kosovën dhe interesat kombëtare. Po ta them qartë dhe prerë: të gjitha akuzat e tua janë shpifje dhe mashtrime për të larguar vëmendjen nga dështimet dhe skandalet e tua që po i paguajmë me jetë njerëzish”, tha Basha. 

Për kryetarin e PD-së, Lulzim Basha, kryeministri i vendit duhet të japë llogari para drejtësisë për abuzimet me pushtetin. Ai i bëri ftesë publike z. Rama, që të marrë në konsideratë planin me pesë pika të PD-së për menaxhimin e pademisë së Covid-19.

“Për të gjitha këto, po vjen dita të japësh llogari para drejtësisë. Por tani do të investoj çdo minutë të kohës time, që pas tetë vitesh dështimesh të tua, do të të mposht në zgjedhje dhe së bashku me shqiptarët do të punoj për të shëruar vendin tonë. Zbato planin tim për të luftuar pandeminë, për të ulur infeksionet dhe për të shpëtuar jetë. Jepu ndihmë financiare qytetarëve pa asnjë dallim. Rikupero dëmet e tërmetit për të cilat shumë flet, por pak bën. Ne do t’u japim fund gënjeshtrave të tua”, shtoi Basha. 

Lexoni gjithashtu: 

Hetime për UÇK edhe në Shqipëri, ligji që i hapi rrugë EULEX-it të hetonte ish-udhëheqësit e luftës

Rama kërkoi shpjegime nga Meta për raportin e Dick Martyt, presidenca: Nxitës i urrejtjes ndaj Kosovës

EULEX bastis shtëpinë e Thaçit, Veselit dhe Selimit, priten arrestime të tjera

Bastisjet e EULEX-it, sekuestrohen disa dokumente nga selia e Partisë Demokratike të Kosovës

Ish-drejtuesit e UÇK-së Thaçi, Veseli dhe Selimi nisen drejt Hagës për t’u përballur me drejtësinë

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026